LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët ende pa liberalizim të vizave, Tahiri: Të mos keqpërdoret ndjenja pro-evropiane e Kosovës

Kosovarët ende pa liberalizim të vizave, Tahiri: Të mos keqpërdoret ndjenja pro-evropiane e Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova për dallim nga vendet e tjera të rajonit, ka bërë përmbushjen e dyfishtë të kritereve për liberalizim të vizave.

Tahiri i ka bërë thirrje vendeve të BE-së të mos keqpërdoret ndjenja pro-evropiane e Kosovës.

“Tashmë po bëhen 4 vite, kur Komisioni Evropian, konfirmoi për të dytën herë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Përkatësisht 95 kritere dhe shumë rekomandime të tjera të cilat ishin shtuar gjatë këtij procesi”.


“Plotësimi i dyfishit të kritereve krahasuar me vendet e rajonit nga institucionet e Kosovës, është dëshmi e përkushtimit, si dhe në përputhje me euro-entuziazmin që kanë qytetarët. Duke, mos u ndalur me kaq, por edhe në procesin e përafarfrimit duke ndërmarrë reforma të thella, në përmbushjen e standardeve evropiane”.

Sipas Tahirit, hezitimi i disa vendeve të BE-së për këtë proces, po zbehë entuziazmin publik, e për rrjedhojë, po e godet agjendën e përbashkët BE – Kosovë.

“Hezitimi dhe deklarimet e disa vendeve, për një proces krejt teknik, po zbehë entuziazmin publik, e për rrjedhojë, po e godet agjendën e përbashkët BE – Kosovë. Në një momentum të ri të përkushtimit të vendeve në Rajon si, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, tregon se agjenda euro-integruese, është rruga e rëndësishme e arritjes së synimeve të vendeve, si instrumenti kyç në parandalimin e shtrirjes së ndikimit rus në Ballkan”.

“Andaj, Kosova, institucionet, në veçanti të zgjedhurit e qytetarëve, duhet të ri-konfirmojnë domosdoshmërinë dhe kërkesën e fuqishme, që pa vonesa të përmbyllet liberalizimi dhe të qartësohet rruga euro-integruese. Kjo, do të kthehej në një instrument të rëndësishëm, të fokusimit në reforma, si dhe ruajtje të energjisë dhe entuziazmit në rrugëtimin drejt integrimit të plotë”, ka shkruar tutje Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori