LAJMI I FUNDIT:

Vodhën 600 euro në një market në Prizren nën kërcënimin e armës, kërkohet paraburgim për katër të dyshuarit

Vodhën 600 euro në një market në Prizren nën kërcënimin e armës, kërkohet paraburgim për katër të dyshuarit
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër katër të pandehurve: S.K., D.S., G.P., dhe L.B.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 12.06.2022 rreth orës 21:35 në rrugën “Besim Shala” në Prizren, saktësisht në një market pronë e të dëmtuarit G.B., nga fshati Hoqë e Qytetit, në bashkëkryerje përmes armës, përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër – të dëmtuarave Y.B., dhe F.V., (punëtore të marketit në fjalë), me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, në atë mënyrë që futen në market, me ç’rast i pandehuri S.K., ia drejton armën e zjarrit – pistoletën punëtoreve të marketit, derisa i pandehuri G.P., së bashku me të pandehurit L.B., dhe D.S., shfrytëzojnë momentin e volitshëm, me ç’rast arrijnë t’i marrin nga arka e marketit shumën e parave prej 600 euro (gjashtëqind euro) dhe largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës së Nashecit”, thuhet në njoftim.

Në këtë mënyrë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Drejtësi
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori