LAJMI I FUNDIT:

Kievi zyrtar: Ekuipazhi i aeroplanit që po fluturonte nga Serbia dhe që u rrëzua në Greqi përbëhej nga tetë shtetas të Ukrainës

Kievi zyrtar: Ekuipazhi i aeroplanit që po fluturonte nga Serbia dhe që u rrëzua në Greqi përbëhej nga tetë shtetas të Ukrainës

Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, ka thënë se në bordin e aeroplanit Antonov që u rrëzua në Greqi të shtunën vonë kishte shtetas ukrainas.

“Në Greqinë veriore, një aeroplan transporti ukrainas AN-12 që transportonte një ngarkesë të rrezikshme në linjën Serbi-Jordani-Bangladesh u rrëzua. Ekuipazhi përbëhej nga tetë shtetas ukrainas. Shkaku i mëparshëm i aksidentit është prishja e njërit prej motorëve”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Telegrafi.


Siç ka bërë të ditur më tej Nikolenko, një seli operative u hap në Selanik me urdhër të kreut të diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba.

Momenti dramatik kur aeroplani që mbante 'eksploziv' dhe po udhëtonte nga Serbia për në Jordani përfshihet nga flakët – dhe rrëzohet në Greqi
Lexo po ashtu Momenti dramatik kur aeroplani që mbante 'eksploziv' dhe po udhëtonte nga Serbia për në Jordani përfshihet nga flakët – dhe rrëzohet në Greqi

“Konsujt ukrainas kanë mbërritur tashmë në vendin e katastrofës dhe po ndërveprojnë me ekipet e shpëtimit dhe forcat e rendit të Greqisë për të hetuar rrethanat e incidentit. Aktualisht po punohet për shuarjen e zjarrit”.

Ndryshe, një aeroplan mallrash u rrëzua pranë qytetit të Kavalës në Greqinë veriore të shtunën vonë, ka thënë brigada e zjarrfikësve dhe televizioni shtetëror.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, televizioni shtetëror Ert raportoi se aeroplani ishte një Antonov An-12 në pronësi të një kompanie ukrainase, që po fluturonte nga Serbia në Jordani.

Piloti kishte kërkuar një ulje emergjente për shkak të një problemi me motorin, por sinjali i tij humbi.

Një aeroplan që po fluturonte nga Serbia në Jordani rrëzohet në Greqi – mediat serbe thonë se ishte i mbushur me municione dhe eksploziv
Lexo po ashtu Një aeroplan që po fluturonte nga Serbia në Jordani rrëzohet në Greqi – mediat serbe thonë se ishte i mbushur me municione dhe eksploziv

E zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp të dielën në lidhje me rrëzimin e aeroplanit ukrainas që po fluturonte nga Serbia në Jordani dhe u rrëzua në Greqi.

Stefanoviq ka konfirmuar se aeroplani është nisur nga aeroporti i Nishit të shtunën në orën 20:40 dhe se po bartte municione të kompanisë serbe Valir për Ministrinë e Mbrojtjes së Bangladeshit.

Në këtë drejtim, ai ka bërë të ditur se aeroplani po transportonte rreth 11.5 ton produkte të industrisë serbe të dedikuar te klienti përfundimtar në Bangladesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori