LAJMI I FUNDIT:

Scholz: Vendimi për aktivizimin e termocentraleve të vjetra është i përkohshëm

Scholz: Vendimi për aktivizimin e termocentraleve të vjetra është i përkohshëm

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha sot se vendimi i Berlinit për riaktivizimin e termocentraleve është i përkohshëm dhe se autoritetet mbeten të përkushtuara në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Ai shprehu keqardhje për vendimin e aktivizimit të 16 termocentrale dhe për të lejuar funksionimin e 11 të tjerëve për shkak të frikës së ndërprerjeve të reja në furnizimin me gaz natyror nga Rusia, për të kompensuar mungesën e energjisë.

“Për shkak të sulmit brutal rus ndaj Ukrainës, na u desh të përdornim përkohësisht disa objekte që u mbyllën, por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore”, theksoi 64-vjeçari.


Ai këmbënguli se Gjermania mbetet e përkushtuar për t’i dhënë fund emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2045, që është shumë më herët se vendet e tjera të mëdha industriale.

Scholz shtoi se Berlini do të bëjë gjithçka që mundet për të luftuar ndryshimin e klimës, raporton wp.

Por aktivistët e klimës kanë bllokuar rrugët kryesore brenda dhe përreth Berlinit kohët e fundit në shenjë proteste kundër planeve për projekte të reja të naftës dhe gazit në Detin e Veriut.

Ndryshe, Ministri i Energjisë, Robert Habeck, kanë përjashtuar mundësinë e zgjatjes së jetëgjatësisë së tre centraleve bërthamore të mbetura të Gjermanisë përtej këtij viti, duke argumentuar se kjo nuk do të zgjidhte nevojat e shtetit gjerman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Zelensky i Ukrainës do të prezantojë 'planin e fitores' në takimin e Ramstein

Zelensky i Ukrainës do të prezantojë 'planin e fitores' në takimin e Ramstein

Botë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Kalo në kategori