LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se rreth 70 për qind e sulmeve ruse janë në objekte civile

Ukraina thotë se rreth 70 për qind e sulmeve ruse janë në objekte civile

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk, thotë se deri në 70 për qind e sulmeve me raketa ruse janë në qytete paqësore dhe objektiva jo-ushtarake.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Motuzyanyk deklaroi të premten se vetëm 30 për qind e sulmeve raketore ruse janë në objektiva ushtarake.

“70 për qind e mbetur e sulmeve janë rusët që sulmojnë qëllimisht qytetet paqësore. Rusia duhet të njihet si një vend terrorist”, tha ai.


Nga sulmi në Vinnytsia vdiq një katërvjeçare – videoja tregon ‘minutat e fundit’ të jetës së saj
Lexo po ashtu Nga sulmi në Vinnytsia vdiq një katërvjeçare – videoja tregon ‘minutat e fundit’ të jetës së saj

“E vetmja mënyrë për të ndaluar këtë terror raketor është shkatërrimi i raketave që Rusia lëshon mbi Ukrainë”, u shpreh zëdhënësi.

Sipas tij, sistemet kundërajrore funksionuan “siç mundën”, kur Vinnytsia u sulmua të enjten.

Sulm me raketa në Vinnytsia të Ukrainës - të paktën 20 të vdekur, në mesin e tyre tre fëmijë
Lexo po ashtu Sulm me raketa në Vinnytsia të Ukrainës - të paktën 20 të vdekur, në mesin e tyre tre fëmijë

“Dy raketa nga pesë u rrëzuan. Nëse do të kishim armë moderne kundërajrore më të fuqishme, do të mund të shkatërronim më shumë nga ato raketa ruse. Sot ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore moderne”, tha Motuzyanyk.

Ai shtoi se sistemet HIMARS po punojnë mirë në vijat e frontit dhe më shumë se 30 objekte logjistike ushtarake të Rusisë janë shkatërruar.

Ndryshe nga sulmi i së enjtes në Vinnytsia të Ukrainës mbeten të vrarë 23 persona, prej tyre tre fëmijë pasi qendra u sulmua me raketa ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Evropa
Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Botë
Kalo në kategori