LAJMI I FUNDIT:

​Sekuestrohen mitraloz dhe AK47 në Gjakovë, arrestohet 57 vjeçari

​Sekuestrohen mitraloz dhe AK47 në Gjakovë, arrestohet 57 vjeçari

Një 57 vjeçar është në fshatin Cermjan-Gjakovë, pas në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë mitraloz dhe një pushkë automatike AK47 me dy karikator.

Policia thotë se kishte pranuar informacion se i dyshuar B.Sh. i lindur në vitin 1965, shtetas i Republikës së Kosovës, në vendbanimin e tij posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.

“Pas një aktiviteti operativ dhe hetimor nga Sektori Rajonal për Hetime është arritur që i dyshuari të arrestohet mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve me urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata”.


“Urdhër kontrolli është realizuar në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Cermjan-Gjakovë, me ç‘rast është sekuestruar një pushkë mitraloz dhe një pushkë automatike AK47 me dy karikator. Me vendim të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar është liruar, ndërsa rasti vazhdon me hetime në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori