LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e shumicës parlamentare i kërkojnë Milloshoskit pasaportën bullgare

Deputetët e shumicës parlamentare i kërkojnë Milloshoskit pasaportën bullgare

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski gjatë fjalimit të tij është penguar nga deputetët e shumicës të cilët, tërë kohën bërtitnin “pasaportën, pasaportën”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e shumicës parlamentare pretendojnë se deputeti Antonio Milloshoski përpos pasaportës të Maqedonisë së Veriut, posedon edhe pasaportën bullgare, ndërsa një gjë të tillë e kishte zbuluar kohë më parë, kryetari i partisë OBRM-Bullgare, Krasimir Karakaçanov.

Deputetja e LSDM-së, Jaklina Lazarevska tha se disa deputetët të opozitës kanë disa pasaporta në xhep.


“Kush jeni ju që na quani tradhtarë, ju që keni disa pasaporta në xhep, e unë kam vetëm një – maqedonase, po luftoj për pasaportën time maqedonase, për gjuhën time maqedonase, për identitetin tim maqedonas”, tha deputetja e LSDM-së Jaklina Lazarevska duke i reaguar deputetit nga OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për të dytën ditë me radhë po zhvillohet debati për propozimin francez, e cila i hap rrugën eurointegruese vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori