LAJMI I FUNDIT:

Rasti i mbytjes së Anri Kashikut, reagon policia: Ka pasur roje bregdetare, është futur në det bashkë me 18-vjeçarin për të shpëtuar dy fëmijët

Rasti i mbytjes së Anri Kashikut, reagon policia: Ka pasur roje bregdetare, është futur në det bashkë me 18-vjeçarin për të shpëtuar dy fëmijët

Policia e Shtetit ka reaguar sot duke dhënë sqarime për rastin e mbytjes së Anri Kashikut, 18 vjeç, në Durrës ditën e djeshme pasi u fut në det për të shpëtuar dy të mitur, njëri prej tyre vëllai i viktimës.

Në një njoftim në rrjete sociale, policia ka përgënjeshtruar deklaratën e Robert Neçajt, zëvendës president i Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit që tha se po të kishte roje plazhi, 18-vjeçari nuk do të kishte humbur jetën.


Policia ka sqaruar se në vendngjarje ka pasur roje bregdetare dhe madje roja ka hyrë në det bashkë me 18-vjeçarin për të shpëtuar dy fëmijët në rrezik.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ka rezultuar se roja bregdetare, shtetasi I. Sh. e kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq, shenjën paralajmëruese për të mos u futur në det, pasi dallgëzimi ishte i lartë”, ka thënë polica.

Nëse do të kishte vrojtues, 18-vjeçari që u mbyt në Durrës do ishte gjallë, thotë instruktori
Lexo po ashtu Nëse do të kishte vrojtues, 18-vjeçari që u mbyt në Durrës do ishte gjallë, thotë instruktori

Sipas policisë, pavarësisht lajmërimit me flamur të kuq, fëmijët janë futur në det, duke rrezikuar jetët e tyre.

“Pas disa minutash, të miturit i kanë kërkuar ndihmë një shtetasi që po lundronte me një varkë me pedale, afër tyre. Për të ndihmuar fëmijët, në det janë futur edhe roja bregdetare dhe shtetasi Anri Kashiku, vëllai i njërit prej të miturve”, ka shtuar policia.

“Pas ndihmës së dhënë, fëmijët janë nxjerrë në breg, ndërkohë që 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë dot pasi është mbytur për shkak të dallgëve të larta”, tha policia.

Dha jetën për të shpëtuar nga mbytja vëllain e shokun, Anri Kashiku sapo ishte kthyer nga Anglia
Lexo po ashtu Dha jetën për të shpëtuar nga mbytja vëllain e shokun, Anri Kashiku sapo ishte kthyer nga Anglia

“Nga ana e punonjësve të Policisë të DVP Durrës dhe DVKM Durrës është ndërhyrë menjëherë dhe pas rreth 50 minutash është gjetur dhe nxjerrë nga uji, trupi i pajetë i shtetasit A. K. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka përmbyllur njoftimin policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori