LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Rizvanolli para Komisionit hetimor nënshkruan betimin se do ta thotë të vërtetën: Qëllim sigurimi i energjisë elektrike

Ministrja Rizvanolli para Komisionit hetimor nënshkruan betimin se do ta thotë të vërtetën: Qëllim sigurimi i energjisë elektrike
Foto: Arkiv

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është duke u intervistuar para Komisionit hetimor për krizën energjetike.

Ministrja Rizvanolli para raportimit nënshkroi betimin se do ta thotë të vërtetën, ndërkaq para deputetëve paraqiti pozicionin e ekzekutivit për krizën energjetike, e cila sipas saj po vazhdon ende.

Ministrja Rizvanolli tha se në tetor të vitit të kaluar janë bërë skenarët për përballimin e kësaj krize.


Ajo përmendi edhe ndarjet buxhetore për subvencionim të energjisë, mirëpo tha se rënia e një blloku në KEK i ka prishur gjitha skenarët dhe parashikimet.

Rizvanolli tha se kanë punuar për bashkëpunim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për tejkalim të krizës energjetike, mirëpo për shkak të krizës edhe në këto dy shtete nuk ka qenë e mundur.

Madje, tha se kanë diskutuar me Maqedoninë e Veriut për shkëmbim të thëngjillit me energji elektrike, raporton Kp.

Ajo nënvizoi edhe qëllimin kryesor të Ministrisë së Ekonomisë në krizën energjetike. “Siguria e furnizimit me energji elektrike dhe përmballueshmëria e çmimeve të energjisë për qytetarët”, tha ajo.

Komisioni po vazhdon punimet me pyetjet e deputetëve.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori