LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija nuk thyhet as në Armeni, kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Shkëndija nuk thyhet as në Armeni, kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Shkëndija kualifikohet për në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke barazuar në përballjen e kthimit ndaj Ararat Yerevan me rezultat 2-2.

Kuqezinjtë kishin fituar 2-0 në Shkup në duelin e parë dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2 kaluan tutje.


Tetovarët arritën që të zhbllokonin rezultatin që në minutën e dytë, teksa insistimi i Shalës e detyroi Juan Bravon që ta dërgonte në rrjetën e skuadrës së tij.

Doriev dhe Guri ishin rrezik konstant për mbrojtjen e armenëve, ndërkohë që kapiteni Hasani ishte ai që organizonte çdo aksion, dalje apo kundërsulm.

Për golin e dytë Shkëndijës iu desh që të priste deri në shtesën e pjesës së parë ku Sidrit Gurin i harruar në shtyllën e dytë, me kokë ndëshkoi vendasit për 2-0.

Katër minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Gor Malakyan shfrytëzoi një top të larguar jo mirë nga tetovarët, që solli dhe golin e parë për Ararat.

Në të 79-ën ishte sërish Malakyan, ai i cili shfrytëzoi daljen jo të mirë të portierit Zahov dhe realizoi një gol të bukur për 2-2.

Në minuta e mbetura rezultati nuk ndryshoi dhe Shkëndija i gëzohet kualifikimit.

Në raundin tjetër skuadra shqiptare do të përballet me letonezët e Valmieras.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori