LAJMI I FUNDIT:

Netflix bashkon forcat me Microsoft

Netflix bashkon forcat me Microsoft

Netflix po bashkon forcat me Microsoft-in për nivelin e ardhshëm të transmetimit të mbështetur nga reklamat, njoftoi kompania të mërkurën.

Shërbimi i transmetimit thotë se Microsoft do të bëhet “partneri i tij global i teknologjisë së reklamave dhe shitjeve”, pas lansimit të abonimit më të lirë, transmeton Telegrafi.

“Microsoft e ka dëshmuar aftësinë për të mbështetur të gjitha nevojat tona derisa ne së bashku ndërtojmë një ofertë të re të mbështetu nga reklamat. Më e rëndësishmja, Microsoft ofroi fleksibilitetin për të inovuar me kalimin e kohës si në anën e teknologjisë ashtu edhe në atë të shitjeve, si dhe mbrojtje të forta të privatësisë për anëtarët tanë”, tha në një deklaratë shefi i Netflix, Greg Peters.


Në një postim në blogun e Microsoft, kompania thotë se tregtarët do të punojnë me Microsoft për të sjellë reklama në ekosistemin Netflix.

“Njoftimi i sotëm miraton gjithashtu qasjen e Microsoft-it ndaj privatësisë, që bazohet në mbrojtjen e informacionit të klientëve”, thotë Mikhail Parakhin, presidenti i Microsoft për përvojat në internet.

Netflix kishte paralajmëruar më herët për një abonim më të lirë në këmbim të shfaqjes së reklamave dhe muajin e kaluar e konfirmoi këtë mundësi. Ndonëse nuk ka bërë të ditur një datë zyrtare për lansimin e abonimit, raportohet se abonimi do të bëhet e i disponueshëm për klientët deri në fund të vitit 2022. /Telegrafi/