Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për zhvillimet në këto dy ministri që i përfaqëson, por edhe për Qeverinë Kurti II.
Në fillim ministri Aliu foli për çështjen e Manastirit të Deçanit, për çfarë kishin ardhur përfaqësuesit Evropa Nostra, të cilët ishin takuar me ministrin Aliu dhe me ministrin Çeku, sipas të cilëve ky manastir cilësohej si i rrezikuar.
Ministri Aliu lidhur me këtë vizitë tha se takimi ishte i mirëseardhur për shkak se Manastiri i Deçanit ishte shpallur si një nga 7 monumente të rrezikuara, vendim që është publikuar asokohe në vitin që shkoi nga Europa Nostra, sipas të cilit Manastiri rrezikohet nga elementët ekstremistë që lidhet me radikalizmin fetarë që përmendet organizata ISIS.
“Ky ka qenë dëmtim i jashtëzakonshëm i imazhit të Republikës së Kosovës, ndonëse nuk kishte asnjë bazë, asnjë fakt të vetëm, nuk di as prej nga e kanë marrë a si ka buruar kjo e dhënë, pa kontaktuar as organet e sigurisë në Kosovë, qoftë Policinë ë Kosovës, qoftë KFOR-in, qoftë institucionet që merren me trashëgiminë kulturore. Thjeshtë kanë publikuar një shpallje të tillë për Manastirin e Deçanit, që ka dëmtuar shumë imazhin e Republikës së Kosovës”, tha ministri Aliu në RTK.
Lidhur me këtë çështje, ministri Aliu sqaroi se edhe Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve ka reaguar përmes letrave dërguar atyre që nuk kanë kthyer asnjë përgjigje. Veç kësaj kanë insistuar të kenë takime, por deri më tani jo.
“Ne ua shprehëm shqetësimin tonë, faktin që është dëmtuar imazhi i Republikës së Kosovës, ndërkohë që ata thanë që ende nuk ka raport të plotë për këtë çështje”,shtoi ministri Aliu.
Tutje ai theksoi se nuk mund t’i lihet objekti i trashëgimisë kulturore në dorë të një kleri fetar, sikundër ka ndodhur në Patrikanën e Pejës, që kleri fetar ka dëmtuar objektin e trashëgimisë kulturore, sepse është objekt kulturor me vlerë botërore, që duhet trajtuar profesionalisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje