LAJMI I FUNDIT:

Opozita maqedonase nesër i fillon protestat në mesditë, në kohën kur kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Layen do të mbaj fjalim

Opozita maqedonase nesër i fillon protestat në mesditë, në kohën kur kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Layen do të mbaj fjalim

Edhe 2 persona të tjerë janë arrestuar për dhunën para Kuvendit dhe sulmet ndaj policisë, informon ministria e Punëve të Brendshme.

Të arrestuarit janë të moshës 18 dhe 32 vjeç, ndërsa kundër tyre është ngritur edhe padi penale për veprën “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë krim”.

Protestat do të ketë edhe nesër, por me orar të ri, raporton Tv21.


Opozita maqedonase bëri thirrje për protesta pikërisht në mesditë, në kohën kur Kuvendi do ta shqyrtojë propozimin francez dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Layen do të ju drejtohet deputetëve.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski siguron se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

“Po bëhen analiza, po mbledhim të gjitha të dhënat dhe informacionet për ndodhi të mundshme gjatë mbajtjes së seancës. MPB do t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme të sigurimit edhe të deputetëve edhe të shtëpisë ligjvënëse”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Spasovski thotë se po punohet në përgatitjen e një plani më të mirë operativ mbrojtës.

“Kemi informacione dhe të dhëna për atë se çfarë përgatisin, në çfarë mënyre organizohen grupe të caktuara, ndryshimin e strategjive të tyre e të tjera, por të gjitha këto të dhëna dhe informacione analizohen dhe mbi bazën e saj përgatitet plani i cili duhet të garanton siguri për qytetarët”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Protestat vazhdojnë edhe sonte me itinerarin e njëjtë, Qeveri, MPJ dhe para Kuvendit.

Në 9 ditë protesta janë lënduar gjithsej 54 policë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori