LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Qeveria është organi i vetëm që mund ta refuzojë ose pranojë kornizën negociuese

Milloshoski: Qeveria është organi i vetëm që mund ta refuzojë ose pranojë kornizën negociuese

Për kornizën negociuese, sipas Kushtetutës, organi kompetent i cili e pranon ose refuzon është Qeveria, por Qeveria është e frikësuar nga revolta e qytetarëve dhe tenton që përmes Kuvendit të amortizojë dhe deputetët e koalicionit qeveritar t’i shfrytëzojë si alibi, si numër për pranim kinse të propozimit francez për të cilin Parlamenti nuk ka kompetencë, deklaroi sot deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.

Sipas tij, tani debati është i përqendruar në Informacionin për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese, ndërsa informacioni, sipas Rregullores, është rangu më i ulët i debatit në Kuvend.

“Ajo që Bujar Osmani dhe Kovaçevski nuk kanë guxim ta publikojnë protokollin maqedonas-bullgar dhe të ketë diskutim real serioz në publik do të vihet në kozmetikë teatrale në Kuvendin maqedonas, që pastaj ata do ta shfrytëzojnë për atë që tashmë kanë vendosur të thonë ‘po’ për këtë propozim, i cili konsiderojmë se është i dëmshëm dhe do të sjellë vetëm procese politike retrograde dhe tensione për ndonjë revizion historik gjatë 10-15 vjetëve të ardhshme. Në çdo rast, deputetët e VMRO-DPMNE-së në mënyrë të argumentuar do ta shpërfytyrojnë këtë propozim dhe dëmin e tij dhe do të jetë kundër kësaj përpjekje teatrale që Kuvendi të shfrytëzohet si alibi për atë që të hënën ose të martën Qeveria, Kovaçevski dhe Osmani do të thonë ‘për’ këtë propozim”, potencoi Milloshoski.


I pyetur se çfarë konkluzionesh do të pranonin që ato të miratohen njëzëri në Kuvend, Milloshoski tha se konkluzionet sa i përket këtij informacioni do të kishin kuptim vetëm nëse ato i pranon Qeveria.

“Konkluzionet sa i përket këtij informacioni beninj do të kishin kuptim vetëm nëse të njëjtat i pranon Qeveria, ndërsa kanë për qëllim që të bëhet korrigjim, e jo pranim i propozimit francez. Korrigjim me të cilin nga propozimi francez do ta hedhin poshtë protokollin dypalësh dhe të gjitha shantazhet e tjera, duke përfshirë edhe ndryshimin e Kushtetutës. Në një rast të tillë do të kishte kuptim që të ndërtohen konkluzione, ndërsa Qeveria ta bëjë përpjekjen në Bruksel dhe në Paris që t’i thotë vërejtjet e saja serioze, që ta refuzojë këtë propozim dhe diplomacia të përshihet në mënyrë më aktive, jo në kërkesë të propozimit i cili ofron mundësi për fotografim në Bruksel dhe kriza politike në vend, por propozim i cili ofron parashikim të procesit për evropianizimin e shtetit”, tha Milloshoski.

Të gjitha konkluzionet e tjera, konsideron ai, “do të ishin vetëm proformë, alibi pas të cilave Qeveria do të donte të fshihet dhe të thotë se e pranon propozimin”. Qeveria, potencoi Milloshovski, është organi i vetëm i cili mund të refuzojë ose të pranojë kornizë negociuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori