Sot (e mërkurë) në media ka qarkulluar lajmi se Gjykata Themelore në Prishtinë do të kërkojë ndihmën e Policisë së Kosovës, në mënyrë që t’i sjellë motrat Ismaili si dëshmitare në seancat gjyqësore për rastin Sekiraqa.
Këngëtaret e famshme të skenës vendore, Adelina dhe Zanfina Ismaili, bashkë me motrën e tyre të tretë, Emën, deri më tani nuk janë deklaruar ndër vite lidhur me këtë rast.
Por mbi raportimet e së mërkurës, një reagim publik bëri më e madhja e motrave, Adelina Ismaili, e cila është shprehur se nuk po kërkohet nga askush.
“Të dashur miq dhe fansa. Asnjë polici nuk është në kërkimin timin e as të motrave të mia. Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici. Jemi dëshmitare të një rasti dramatik që ka ndodhur para 15 viteve dhe kemi bashkëpunuar me të gjitha institucionet e RKS-së për zbardhjen e rastit. Më shumë se 10 vite dëshmi në gjyqe dhe në polici sa herë është kërkuar nga ne duke rrezikuar jetët tona nga banda kriminale që na kanë kërcënuar pa ndal dhe vazhdojnë…mos të flasim për dëmtimin e imazhit dhe të gjithë reperkusionet negative që ka pasur në jetët tona profesionale”, ka shkruar Ismaili.
Tutje, ajo ka shkruar se të gjitha dëshmitë që ajo dhe motrat e saj i kanë dhënë, janë të arkivuara në EULEX dhe se të njëjtat i posedojnë në tavolinat e tyre edhe gjykatat, ndaj nuk është e nevojshme që të vazhdojnë atë që aj e quan një “show mediatik”.
“Ky rast përsëritet çdo tri vjet tash dhe nuk merret vendim final. Në letrat adresuar gjykatësit jemi shprehur shumë konkretisht që ne i mbesim prapa deklaratave tona dhënë prokurorit të EULEX-it, vitet 2016-2017, Z.Carney dhe nuk dëshirojmë të thirremi sa herë që i pandehuri bën apel. Këto janë absolutisht në dakord me ligjet e RKS-së dhe është e drejtë e jona, sipas avokatit tonë. Ne mund dhe të paraqitemi në gjykatë për t’ju thënë të njëjtat fjalë sikurse është shkruar në letrat tona por nuk jemi të interesuara për show mediatik lidhur me këtë rast. Show i cili i shërben strukturave kriminale në Kosovë apo shërbyesve të tyre, siç duket duan ta mbyllin këtë rast me një epilog ndryshe nga vendimi i gjykatës E falënderojmë Policinë e Kosovës që çdo herë kanë treguar korrektësi kurse e nderuara gjykatë, ne vërtetë udhëtojmë shumë. Dëshmitë tona i keni në tavolinat tuaja”, ka theksuar këngëtarja Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje