LAJMI I FUNDIT:

Si pasojë e valës së të nxehtit dhe temperaturave të larta, në Londër shinat përfshihen nga zjarri

Si pasojë e valës së të nxehtit dhe temperaturave të larta, në Londër shinat përfshihen nga zjarri

Shinat e trenit në një urë në Londër kanë marrë flakë, duke bërë që përkohësisht të ndalet qarkullimi i trenave – e sipas ekspertëve kjo po ndodh si pasojë e valës së të nxehtit dhe temperaturave të larta që po mbizotërojnë këtë vend.

Mediat britanike raportojnë se shkëndijat e para të zjarrit u panë në shinat e trenit në Battersea, në pjesën jugore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Steve White, drejtori i përgjithshëm i hekurudhave, ka shpërndarë fotografinë e zjarrit në rrjetet sociale, ku shprehu falënderimet ndaj kompanisë së hekurudhave të Londrës dhe brigadës së zjarrfikësve.


“Faleminderit që keni reaguar shpejt për ta lokalizuar zjarrin dhe i mundësuat trenave të vazhdojnë rrugëtimin e tyre”, shtoi White.

E Network Rail Southeast shpërndau një fotografi tjetër të zjarrit – duke theksuar se të nxehtit do të “jetë sfidë e vërtetë gjatë kësaj jave”.

Network Rail është duke mbikëqyrur vazhdimisht disa lokacione, pasi temperaturat mbeten të larta edhe gjatë ditëve të ardhshme, e frika se mund të ndodhë sërish diçka e ngjashme i ka detyruar ata të jenë më vigjilent. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori