LAJMI I FUNDIT:

Bernard Berisha bëhet baba për herë të dytë, e pagëzon djalin me emrin Ezan

Bernard Berisha bëhet baba për herë të dytë, e pagëzon djalin me emrin Ezan
Foto: Hashime Berisha/Instagram

Futbollisti i njohur shqiptar, Bernard Berisha, është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mirëpritur në jetë një djalë.


Lajmin e ka bërë të ditur vet bashkëshortja e futbollistit, Hashime Berisha, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.

Ajo ka shfaqur momentet e para pas lindjes, ku çifti janë takuar me djalin e tyre të porsalindur, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Ezan.

“Mirë se na erdhe në jetë Ezan Berisha, 12.07.2022. Mami, babai dhe Diari të duam shumë”, ka shkruar Hashimja në Instagram.

Aktualisht, Bernard Berisha është lojtar i lirë, për shkak se FIFA u ka dhënë leje lojtarëve që luajnë në Rusi dhe Ukrainë t’i shkëpusin kontratat me klubet e tyre përkatëse, për shkak të invazionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Foto: Bernard Berisha/Instagram