Propozimi francez në pritje të miratimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ende nuk ka vendosur për seancën në të cilën duhet të debatohet për miratimin e konkluzionit të Qeverisë për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Por, grupet parlamentare kanë kërkuar nga Qeveria që të plotësojë konkluzionin me të gjitha dokumentacionet përcjellëse që kanë të bëjnë me detyrimet e Maqedonisë së Veriut dhe rrjedhën e bisedimeve me BE-në. Kjo u kërkua nga opozita maqedonase, e cila e ka vlerësuar si të turpshëm konkluzionin e Qeverisë, duke e akuzuar për fshehje të propozimit, që sipas OBRM-PDUKM-së është i dëmshëm për interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase.
“Gjithashtu kërkojmë që urgjentisht të dorëzohet protokolli maqedono-bullgar, i cili është dokumenti më i rëndësishëm dhe kyç në këtë proces. Nëse deputetët e shumicës janë të gatshëm për një poshtërim të tillë, ne nga opozita nuk jemi dhe prandaj kërkojmë që të gjitha dokumentet të dorëzohen sipas procedurës parlamentare”, tha Goran Micevski, kryetar i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së.
“Kuvendi duhet të jetë i gatshëm të dëgjojë reagimet e qytetarëve, ekspertëve, sektorit joqeveritar dhe të gjithë aktorëve të tjerë dhe të organizojë një debat dhe shqyrtim të këtij propozimi. Duhet t’u jepet kohë edhe grupeve punuese që janë formuar në Kuvend për të shqyrtuar të gjitha dokumentet që i ka Qeveria, si dhe të gjitha propozimet e mundshme që ky proces të bëhet sa më transparent”, shtoi ai.
Propozimi i modifikuar francez është i pranueshëm për Qeverinë e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, si mundësi e vetme për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.
Grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokrate ka thënë se është për transparencë në procedurën e miratimit të vendimit nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duke siguruar se me propozimin francez, nuk rrezikohet identiteti dhe gjuha maqedonase.
“Publikisht e themi se jemi të hapur të bisedojmë, sot, në mbrëmje apo nesër, kur të vlerëson opozita, jemi të gatshëm të bisedojmë për konkluzionet që duhet t’i miratojë Kuvendi. Dëshiroj t’iu bind se propozim-konkluzionet që do të miratojmë do të hedhin poshtë të gjitha insinuatat se rrezikohet gjuha maqedonase me propozimin francez. Janë gënjeshtra se rrezikohet gjuha, identiteti apo çështjet historike. Ato janë të mbrojtur dhe do të jemi dëshmitarë për këtë që themi”, tha Jovan Mitrevski, kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM).
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vlerësoi se një refuzim i propozimit francez do të kishte pasoja për Maqedoninë e Veriut, pasi pala bullgare sërish mund të kontestojë çështjet që kanë të bëjnë me identitetin maqedonas.
“Nëse nuk e zgjidhim problemin, nëse nuk e pranojmë propozimin, çfarë do të ndodhë? Sërish do të kontestohet gjuha jonë, identiteti dhe gjithçka tjetër. Ne do të izolohemi dhe si një ishull i izoluar do të bëjmë përpjekje të mbijetojmë. Kjo është zgjidhja, sigurisht se jo. Pra, me këtë propozim nuk rrezikohet asgjë që është nuk maqedonase dhe duhet të pranohet si i tillë”, deklaroi Arbër Ademi, kryetar i Grupit Parlamentar të BDI-së.
Ndërkohë, partitë opozitare nga 10 korriku kanë rikthyer protestat kundër propozimit francez, ndërsa pritet të intensifikohen në momentin kur propozimi do të nisë të debatohet në Kuvend.
Dokumenti për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është prezantuar gjatë kryesimit të Francës me Presidencën e BE-së dhe përbëhet nga shtatë pika. Qeveria maqedonase e ka publikuar dokumentin më 1 korrik. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë edhe në propozimin francez./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze