Shaqiri: E ngritëm shkrim-leximin digjital në standardin arsimor kombëtar, fëmijët mësojnë edhe si të mbrohen në internet
Interneti është jeta e përditshme për një numër më të madh të fëmijëve kurse pandemia gati për dy vite i lidhi me mjetet digjitale .Ekspozimi masiv online i personave të brishtë , përveç të gjitha përfitimeve, sjell edhe mundësi për abuzime , kërcënime, dhunë dhe shfrytëzim, ku i vërtetojnë rastet e njohura për të cilët është i njoftuar opinioni. Por edhe raste të shumta, të cilat i dinë vetëm fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që në mënyrë sistematike dhe të organizuar ti mbrojmë të rinjtë nga kërcënimet dhe nga rreziqet e pagjumësisë nga interneti.
Kështu tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në prezantimin e sotëm të Vlerësimit për Sigurimin e Fëmijëve në internet për Maqedoninë e Veriut, të përgatitur nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (UNT), në bazë të pikëpamjeve dhe përvojave të fëmijëve dhe prindërve.
“Tek fëmijët nuk ekziston muri mbrojtës firevall për rreziqet dhe kërcënimet nga interneti. Duhet ta ndërtojmë ne si bashkësi , si përgjigje sistematike”, theksoi ministri, duke shtuar se sfidat e këtilla komplekse kërkojnë angazhimin e gjithë shoqërisë, përfshirjen e qeverisë sidhe sektorit civil, komunitetin e biznesit, mediave dhe të gjithë qytetarëve. Nuk ka korniza kohore, nevojitet vëmendje e vazhdueshme dhe ngritje të ndërgjegjes për kërcënimet online, dhunën përmes internetit , dhunën kibernetike dhe ngacmimet digjitale, theksoi Shaqiri.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të reformës në shkollën nëntëvjeçare, i kushton vëmendje të veçantë arsimit digjital. Sipas Konceptit të ri për arsimin fillorë, teknologjia digjitale duhet të zbatohet në mënyrë që të jetë me përfitim të drejtpërdrejtë dhe mirëqenie për nxënësit. Shkrim -leximi digjital është nga standardet kombëtare për arsimin fillor, që do të thotë se nxënësit fitojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime që u mundësojnë atyre të jenë të hapur dhe të vetëdijshëm për mundësitë, por edhe për kurthet e teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe përdorimi i tyre kreativ, kritik dhe përdorimi i përgjegjshëm për mësim, punë dhe aktivitete të tjera personale dhe sociale gjatë arsimit dhe në të ardhmen…
“Shkrim -leximin digjital e inkorporojmë në plan- programet mësimore përmes përfshirjes në shumicën e lëndëve të detyrueshme dhe disa lëndë zgjedhore si dhe duke e përfshirë në aktivitetet jashtë mësimit . Qëllimi është që nxënësit të jenë në gjendje të përdorin teknologjitë e informacionit dhe komunikimit për të marrë informacion,të jenë në gjendje të përdorin me sukses dhe efektivitet mjetet digjitale për zgjidhjen e problemeve, shkëmbimin e ideve, komunikimin dhe bashkëpunimin në shkollë dhe jashtë saj. Dhe më e rëndësishmja është , të gjithë këtë duhet ta bëjnë duke e mbrojtur vetën , përmes përdorimit etik dhe të sigurt të teknologjisë digjitale”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Në mënyrë që të realizohen angazhime të tilla, një nga fokuset e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës është trajnimi i mësimdhënësve për të gjithë korpusin e çështjeve rreth nxënësve online dhe mbrojtjes së tyre. Në të gjitha këto aktivitete, Shaqiri theksoi se mbështetja e gjerë është shumë e rëndësishme nga të gjitha palët e interesuara, përfshirë ndërkombëtarët.
Vlerësimi për mbrojtjen e fëmijëve në internet për Maqedoninë e Veriut është përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet
Sot dhe nesër regjim i veçantë komunikacioni në Shkup
Konfiskohen armë si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave, arrestohet një person në veri të Mitrovicës
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës