LAJMI I FUNDIT:

Sjell fotografi të shumta në rrjete sociale, Fifi: Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam munduar t’i shëroj, ka shumë dështime

Sjell fotografi të shumta në rrjete sociale, Fifi: Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam munduar t’i shëroj, ka shumë dështime
Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe bën postime të shumta me fansat.

Ajo është kritikuar në masë të madhe për dukjen, peshën e së fundmi edhe për lidhjen e dashurisë me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.

E njëjta së fundmi ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet duke buzëqeshur dhe shton se pas kësaj ka shumë dështime.


Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Fifit (pa ndërhyrje):

“Pas kesaj buzeqeshje ka shume plage qe jam mundu me vite me i sheru .. pas kesaj buzeqeshje ka shume deshtime .. pas Fifit qe e shihni ju eshte nje femije i vogel qe nuk kishte dhe u deformu t’u punu per me bo e me arrit dicka ne jete .. pas cdo shperthimi emocional qe kam pas -dicka keni pa e dicka s’keni me pa kurre – ka shume thika , ka shume brryla e ka shume te padrejtesi qe s’keni me i kuptu se nuk i keni provu ..

gjithsesi .. si njeri qe jam me te meta – e me budallaki – me te mira e te kqijaa – JAM NJERI”. /Telegrafi/