LAJMI I FUNDIT:

Rusia po ‘krijon ferrin e vërtetë’ në lindje të Ukrainës

Rusia po ‘krijon ferrin e vërtetë’ në lindje të Ukrainës

Rajoni i Donetskut është një nga dy provincat së bashku me Luhanskun që përbëjnë rajonin e Donbasit, ku rebelët separatistë kanë luftuar forcat ukrainase që nga viti 2014.

Dhe javën e kaluar, Rusia pushtoi qytetin e Lysychansk, bastioni i fundit i madh i rezistencës ukrainase në Luhansk.

Të shtunën, guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai tha se forcat ruse po arrinin të “ngrenë ferrin e vërtetë” në zemrën industriale lindore të Ukrainës, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.


Serhiy Haidai tha se Rusia nisi mbi 20 sulme artilerie, mortajash dhe raketash në provincë natën e kaluar dhe forcat e saj po bënin presion drejt kufirit me rajonin e Donetskut.

Pas marrjes së Lysychansk, disa analistë parashikuan se trupat e Moskës ka të ngjarë të marrin pak kohë për t’u riarmatosur dhe rigrupuar.

Gjetën vdekjen të paktën 15 persona, momenti kur raketa godet një ndërtesë apartamentesh në Donetsk
Lexo po ashtu Gjetën vdekjen të paktën 15 persona, momenti kur raketa godet një ndërtesë apartamentesh në Donetsk

Por Haidai tha se deri më tani nuk kishte “asnjë pauzë operacionale të shpallur nga armiku”, i cili “ende po sulmonte dhe granatonte tokat tona me të njëjtin intensitet si më parë”.

Më vonë ai shtoi se bombardimet ruse të Luhanskut u pezulluan sepse forcat ukrainase kishin shkatërruar depo municionesh dhe kazerma të përdorura nga rusët.

Autoritetet ukrainase thanë se ushtria ruse vazhdoi të bombardonte rajonet lindore të Donetskut të Ukrainës dhe rajonet verilindore të Kharkiv të shtunën.

Madje sipas zyrtarëve, Moska po përgatit “veprime të reja” pas katër muajsh e gjysmë lufte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Evropa
“Sot është një ditë e madhe”  - Trump thotë se do të zbulojë tarifat “reciproke” tregtare

“Sot është një ditë e madhe”  - Trump thotë se do të zbulojë tarifat “reciproke” tregtare

Amerika
Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Evropa
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori