LAJMI I FUNDIT:

Pas finales së Wimbledonit, Nick Kyrgios theu rregullat e turneut

Pas finales së Wimbledonit, Nick Kyrgios theu rregullat e turneut

Nick Kyrgios nuk i rezistoi dot shansit për të thyer rregullat e veshjes së Wimbledon për herë të fundit në vitin 2022, pasi që humbi në finale të turneut prestigjioz nga një i pavaksinuar.

Australiani, i cili pushtoi ballinat e mediave për veprimet e tij gjatë gjithë turneut, u mund në katër sete në Centre Court. I pavaksinuari fitoi 4-6, 6-3, 6-4, 7-6, për të fituar këtë finale të zbehtë.

Menjëherë pas ndeshjes, Kyrgios veshi kapelën e tij të kuqe Nike Air Jordan për të kryer intervistat e tij në fushë, të cilat shkelnin qartë kodin e veshjes të vjetër të SW19 të bardhë.


Nick Kyrgios - problematiku më i madh deri më tani në Wimbledon
Lexo po ashtu Nick Kyrgios - problematiku më i madh deri më tani në Wimbledon

Nuk është hera e parë që ai ka këmbëngulur të veshë veshjet e tij të kuqe në Wimbledon këtë vit, dhe gjithashtu ka këmbëngulur të ecë në fushë me atlete të kuqe të Nike Air Jordan.

“Çfarë po thotë? Çdo publicitet është publicitet i mirë, apo jo?”, Kyrgios u përgjigj kur u pyet nëse ai e konsideronte veten “mbi rregullat” nga një gazetar në fillim të kësaj jave.

E sulmuar nga Nick Kyrgios që rrezikon deri në dy vite burg, ish e dashura e tenistit thyen heshtjen
Lexo po ashtu E sulmuar nga Nick Kyrgios që rrezikon deri në dy vite burg, ish e dashura e tenistit thyen heshtjen

Kyrgios gjatë gjithë turneut pothuajse ishte më shumë i zënë me publikun se sa të koncentrohej në fushë, derisa është duke u akuzuar edhe me sulm ndaj ish të dashurës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Sport
Kalo në kategori