LAJMI I FUNDIT:

Konsullata e RMV-së në Selanik është në komunikim me familjet e qytetarëve tanë në rrezik

Konsullata e RMV-së në Selanik është në komunikim me familjet e qytetarëve tanë në rrezik

Pas marrjes së informacionit për aksidentin në Posidi të Greqisë, prej ditës së djeshme (09.07.2022) Përfaqësitë tona Diplomatike-Konsullore në Greqi janë në komunikim intensiv me autoritetet kompetente greke, respektivisht me Shërbimin Bregdetar të Shpëtimit, njoftojnë nga MPJ.

“Sipas informacioneve të deritanishme, dje rreth orës 15:00 tre shtetas tanë të cilët kanë hyrë në det, për shkak të stuhisë së keqe, janë gjetur në një situatë të pafuqishme duke u larguar nga bregu. Me ndihmën e një mjeti lundrues privat, një nga të rrezikuarit është shpëtuar ditën e djeshme pasi ka qëndruar dy orë në ujë.

Pas vazhdimit të kërkimeve ditën e sotme, mëngjesin e sotëm është marrë konfirmimi për gjetjen e një anëtari tjetër të grupit, i cili gjithashtu është në gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse prej kohësh ndodhej në ujë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.


Konsullata e Përgjithshme e Maqedonisë së Veriut në Selanik, shojnë nga atje, është në komunikim me familjet e shtetasve tanë në rrezik dhe është në dispozicion për çdo ndihmë.

Nga MPJ thonë se vijojnë kërkimet e Shërbimit Bregdetar grek për gjetjen e personit të tretë të zhdukur./Telegrafi/

Është gjetur i gjallë një nga shtetasit e Maqedonisë të zhdukur nga Halkidiki
Lexo po ashtu Është gjetur i gjallë një nga shtetasit e Maqedonisë të zhdukur nga Halkidiki