LAJMI I FUNDIT:

Festa e Kurban Bajramit, thirrje për solidaritet e paqe

Festa e Kurban Bajramit, thirrje për solidaritet e paqe

Besimtarët myslimanë në Kosovë po kremtojnë sot Kurban Bajramin. Kjo festë, e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve, nisi me faljen e namazit të sabahut dhe më edhe atë të Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë ndërsa u përcollën mesazhe paqeje, solidariteti, harmonie dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, duke shprehur gëzimin që edhe besimtarët kosovarë patën mundësi të shkojnë në haxh, apeloi për ndihmë ndaj atyre që kanë nevojë.


“Kjo festë e Kurban Bajramit karakterizohet edhe me prerjen e kurbanit në shenjë rikujtimi e sakrifice së Pejgamberit Ibrahim a.s. me të birin Ismailin, i cili ishte i gatshëm që për Zotin ishte i gatshëm të flijonte edhe të birin e tij dhe Kurban Bajrami na vjen si një kujtim i vlerave burimore që posedon feja jonë. Na rikujton sakrificën, solidaritetin, ndihmën e humanitetin ndaj njerëzve që kanë nevojë. Andaj pse të mos ndihmojmë edhe njëri-tjetrin edhe përmes prerjes së kurbanit, të gëzojmë fëmijët në nevojë, jetimët, që tryeza e tyre në këtë festë të jetë e begatë”, tha Tërnava.

Ai shtoi se njeriu është krijesa më e përsosur që krijoi Zoti të cilin nuk e la të pa udhëzuar.

“Zoti përmes dërgimit të pejgamberëve dhe librave të shenjta na mësoi edhe për sjellje të mira dhe bashkëpunim mes njerëzve pa dallim vendi, gjuhe a race. Islami, fe hyjnore, nuk thërret për luftë, por për paqe. Është kundër gjakderdhjes, vrasjeve dhe torturave dhe dhunimeve, shkatërrimit të infrastrukturës që njerëzit me mund e kanë ngritur për të bërë një jetë të qetë e të lumtur”, vijoi Tërnava.

Kreu i BIK-ut u shpreh se është e padrejtë që disa popuj po përballen me luftë e shkatërrime ndërsa kujtoi se për të gjitha veprat do të jepet llogari para Zotit.

“Është e padrejtë që popujve të ndryshme, shteteve të ndryshme, t’ju imponohet lufta e cila shkakton vrasje e shkatërrime. Njeriu ka mundësi të gjykojë drejtë dhe të shtrojë rrugën e miqësisë dhe vëllazërisë, mes popujve e shteteve të ndryshme pavarësisht pozitës, racës e gjuhës e potencialit që posedon ai popull e të mirat e pasuritë që posedon toka ku ai jeton… Kemi përgjegjësi të madhe para vendit e popujve prej nga vijmë. Dhe mos të harrojmë se kemi përgjegjësi të madhe edhe para Zotit, krijuesit suprem, kur do të dalim të japim llogari përfundimtare për punën tonë gjatë jetës në këtë botë”, tha Tërnava.

Në fund, Tërnava ka apeluar që njerëzit të kujdesen ndaj tokës e të bëjnë veprime të mira e kundër arrogancës.

“Në këtë mëngjes të bukur nga ky vend i shenjtë dhe para kësaj mase të madhe besimtarësh, me lejoni nga thellësia e shpirtit dhe zemrës t’ju uroj festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve të besimit myslimanë në Kosovë, brenda trojeve tona dhe krejt mërgatës nëpër botë. Më fat ju qoftë fesa e Kurban e Bajramit”, përfundoi Tërnava.

Bashkësia Islame e Kosovës prej orës 09:00 do të organizojë edhe pritjen tradicionale për festën e Kurban Bajramit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori