LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i kryeshefit të Ndërmarrjes “Pastrimi”, Zogaj: Ky është vetëm hapi i parë në përmirësimin e gjendjes

Shkarkimi i kryeshefit të Ndërmarrjes “Pastrimi”, Zogaj: Ky është vetëm hapi i parë në përmirësimin e gjendjes

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar lidhur me shkarkimin e kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Burim Kelmendi.

Zogaj teksa publikuar në Facebook disa fotografi ku shihen mbeturinat që kanë ‘mbuluar’ Prishtinën, ka thënë se kjo gjendje e shkaktuar është arsyeja që Kelemendi nuk do ta ushtrojë pozitën e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë “Pastrimi” nga dita e sotme.


Sipas tij, ky vendim është vetëm hapi i parë në përmirësimin e gjendjes.

Nënkryetarja e Prishtinës: Prej sot fillim i ri me ndërmarrjen "Pastrimi"
Lexo po ashtu Nënkryetarja e Prishtinës: Prej sot fillim i ri me ndërmarrjen "Pastrimi"

“Si rezultat i gjetjeve të shumta të Auditorit, por edhe gjendjes që të gjithë po e shohim çdo ditë, shkarkohet nga detyra Kryeshefi i Ndërmarrjes ‘Pastrimi’! Ky është vetëm hapi i parë në përmirësimin e gjendjes”, ka shkruar Zogaj.

Bordi i Drejtorëve i Kompanisë “Pastrimi”, në një mbledhje të jashtëzakonshme, sot ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Burim Kelmendin.

Bordi ka konstatuar se Kelmendi nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori