LAJMI I FUNDIT:

Britanikja thotë se del në takim me qenin e saj të paktën njëherë në muaj

Britanikja thotë se del në takim me qenin e saj të paktën njëherë në muaj

Të ngrënit darkë me qenin tuaj është një mënyrë e mirë që të kaloni një kohë të çmueshme së bashku, dhe mund ta bëjë të ngrënit vetëm në restorant shumë më pak të vetmuar.

Britanikes 53 vjeçare Helen Hallford, i pëlqen që ta qerasë qenin e saj Tommy me vakte të rregullta në një pub të qytetit – në fakt nuk ekziston asnjë njeri tjetër me të cilin asaj do t’i pëlqente që të ndante byrekun dhe purenë.

Helen e cila punon si menaxhere e ankesave në Warwickshire, u nda nga burri i saj në muajin shkurt, por që ka filluar që të dilte në takim me Tommy shumë kohë para ndarjes, transmeton Telegrafi.


Ajo për The Mirror tha: “Mua më pëlqen që të dal në takim me të. Ai është shoqëruesi im më i preferuar. E di që jam pak e ‘çmendur’. Hera e parë që dola në takim me të, ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”.

Natën e vitit të ri 2019, Helen dhe qeni i saj chihuahua Tommy shkuan dhe qëndruan bashkë në një hotel në Bournemouth.

“U thash atyre se dua që të darkoj bashkë me qenin tim dhe ata më vendosën në një dhomë ndaras nga të tjerët. Darkuam nën dritën e qiririt, kishim shtatë pjata të ndryshme dhe gjithashtu kishim edhe kamerierin tonë”, shtoi Helen. /Telegrafi/