Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban-Bajramit.
Në adresimin e tij, Tërnava u shpreh se i bashkëngjitet lutjeve e ibadeteve të besimtarëve myslimanë që janë duke e kryer obligimin e haxhit.
Ai tha se pas dy vjetëve, për shkak të pandemisë COVID-19, edhe pse jo në kapacitet të plotë, këtë vit besimtarëve myslimanë iu mundësua udhëtimi drejt vendeve arabe për të kryer haxhin.
Tutje myftiu tha se mesazhet e festës së Kurban-Bajramit janë devotshmëria, barazia, sakrifica, flijimi e solidariteti.
Lexoni më poshtë të plotë adresimin e myftiut Tërnava:
Më lejoni që në këtë ditë të madhe, në ditën e Arafatit, në prag të festës së Kurban-Bajramit, t’u drejtohem me urimet e përgëzimet më të mira për shëndet, harmoni e mbarësi, me shpresën dhe bindjen e fortë se në këtë festë të Kurban-Bajramit, do të përfitojmë nga begatitë dhe rahmeti i Krijuesit të Gjithësisë.
Me këtë rast, në këtë ditë të madhe, kam kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame, institucioneve të saj dhe në emrin tim, t’u bashkëngjitëm lutjeve e ibadeteve të besimtarëve myslimanë që sot janë në rrafshnaltën e Arafatit, ku të gjithë të veshur me petkun e bardhë – me ihrama, të barabartë e pa asnjë dallim, me çiltërsinë shpirtërore e me bindje dhe sinqeritet, kanë nisur kryerjen e obligimeve të haxhit.
Haxhilerët nga trojet tona, sikurse haxhilerët e tjerët nga e gjitha bota, në këtë ditë të madhe luten me përkushtim e devocion dhe i drejtohen Krijuesit të Gjithësisë, duke dëshmuar kështu besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Tij.
Mesazhet e festës së Kurban-Bajramit janë devotshmëria, barazia, sakrifica, flijimi e solidariteti, vlera këto që shprehen si nga haxhilerët që gjenden në Qabe për të kryer haxhin, po ashtu edhe nga besimtarët myslimanë që gjenden gjithandej nëpër shtëpitë dhe familjet e tyre.
Lutjet, ibadetet, devotshmëria, përkushtimi e sakrifica që e karakterizojnë Kurban-Bajramin, me të gjitha ritualet e tjera, përfshirë edhe haxhin dhe kurbanin si dimensionet kryesore të kësaj feste, krijojnë një reflektim shpirtëror, që besimtarin e fisnikërojnë edhe më shumë, e bëjnë më human dhe më të dobishëm për rrethin dhe shoqërinë, sepse që të gjitha këto bëhen me emër dhe për hir të Zotit, tek i Cili arrin vetëm qëllimi dhe nijeti ynë i mirë pas obligimit që kemi.
S’ka dyshim se haxhi është një nga shtyllat e fesë sonë islame, dhe një nga obligimet më të dashura të Zotit për njeriun, është njëri nga adhurimet që njeriun e afron më shumë me Xhenetin dhe me mundësinë e faljes së mëkateve, ia pastron shpirtin, rritë nderin, respektin dhe dashurinë ndërmjet njerëzve, duke e vlerësuar njeriun si krijesën më të kompletuar që ka krijuar Zoti xh.sh., andaj për hir të të gjitha këtyre dhuntive, Zoti xh.sh. i drejtohet Ibrahimit a.s. me fjalët:
“Dhe thirr ndër njerëzit për haxhin, ata do të vijnë këmbësorë dhe kalorës me deve nga të gjitha viset e largëta, që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Zotit në ditët e caktuara, për atë që i ka furnizuar me kafshë (për kurban). Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër.” (El-Haxh, 27-28).
Në Kuranin fisnik, besimtarët myslimanë në këto ditë të caktuara feste, urdhërohen që të prenë kurban në emër të Zotit, porse dobitë e tij t’i përfitojnë kategoritë e shoqërisë dhe institucionet në nevojë.
Për këtë arsye, Zoti xh.sh. thotë: “Falu për Zotin tënd dhe prej kuban.” (Kevther-2), dhe ajeti tjetër: “Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj…”(Haxh, 37)
Vëllezër e motra!
Deshi i Madhi Zot, që pas dy vjetëve, për shkak të pandemisë COVID-19, megjithëse jo në kapacitet të plotë, këtë vit besimtarëve myslimanë iu mundësua udhëtimi drejt vendeve të bekuara për të kryer haxhin, që është një gëzim shtesë yni në këtë festë të Kurban-Bajramit.
Festat e dy Bajrameve, si për nga karakteri, po ashtu edhe për nga ndikimi, janë festat më popullore për besimtarët myslimanë, ngase në këto festa besimtarët si në asnjë rast tjetër, përjetojnë shpirtërisht e emocionalisht afërsinë me Krijuesin, ngrohtësinë e familjes e farefisit, respektin e mirëkuptimin për tjetrin, ndihmën dhe përkrahjen për vëllain e për ata që kanë nevojë.
Të dashur besimtarë!
Festat fetare te ne, në vazhdimësi kanë kultivuar begatitë shpirtërore para atyre materiale, urtësinë para euforisë, drejtësinë para zullumit, paqen para konfliktit e dhunës dhe solidaritetin e bamirësinë para koprracisë, ndaj, ne lutemi dhe urojmë që edhe ky Bajram të jetë në frymën e tillë.
Duke ju uruar për festën e madhe të Kurban-Bajramit, lus Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni në familjet tuaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje