LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian shfaqet nudo në kopertinën e revistës “Allure”, ndërsa flet për papërsosmëritë e saj

Kim Kardashian shfaqet nudo në kopertinën e revistës “Allure”, ndërsa flet për papërsosmëritë e saj

Kim Kardashian bëri një seri fotografish mahnitëse dhe foli çiltërsisht për pranimin e papërsosmërive të saj në intervistën e re për “Allure”.

41-vjeçarja shfaqi fizikun e saj të lakmueshëm duke pozuar nudo për kopertinën e revistës, shkruan DailyMail.

Ajo theksoi tiparet e saj të mrekullueshme me një prekje dramatike të rimelit dhe një buzëkuq ngjyrë krem, ndërkohë që i kishte stiluar flokët e saj bionde në stilin gërsheta të gjata deri në dysheme.


Duke folur për edicionin e muajit gusht të revistës “Allure”, Kim foli për pranimin e papërsosmërive të saj, duke thënë se edhe pse ende ‘përpiqet’ të jetë perfekte, ajo është në paqe me veten.

Kim Kardashian frikëson njerëzit, duke fshehur fytyrën e saj pas një maske të zezë në Javën e Modës në Paris
Lexo po ashtu Kim Kardashian frikëson njerëzit, duke fshehur fytyrën e saj pas një maske të zezë në Javën e Modës në Paris

Ajo gjithashtu tregoi sinqerisht se i ‘urren’ duart e saj dhe u tregua e hapur për mbushjet me botoks, duke pranuar si diçka të tillë e ka aplikuar në ballë.

Kim këmbënguli se ajo aktualisht nuk ka asnjë mbushje në buzët apo faqet e saj, përpara se të shtonte: “Asnjëherë nuk i kam mbushur asnjërën, kurrë”.

Duke folur për mënyrën se si ka punuar për të pranuar veten, Kim shpjegoi se tani e konsideron shëndetin e saj më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Kim vazhdoi: “Jam në paqe që nuk jam perfekt dhe nuk kam qenë e tillë më parë, i urrej duart e mia – ato janë të rrudhura dhe të rënda”.

Ajo tha se i intereson të duken mirë më shumë se ’90 për qind’ e njerëzve dhe tha se i kalon mbrëmjet duke bërë regjimin e saj të bukurisë dhe trajtimet me lazer, edhe pas një dite të zënë duke u kujdesur për katër fëmijët e saj – North, nëntë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe, dhe Psalmi, tre vjeç.

Kardashian në këtë fotosesion për revistën “Allure” u shfaq me një makijazh të veçantë të realizuar nga miku i saj i besuar, grimeri shqiptar Mario Dedivanoviç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Magazina
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Magazina
Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Magazina
Asgjë nuk është e rastësishme në

Asgjë nuk është e rastësishme në "Squid Game": Rrethi i ylberit kishte një kuptim metaforik në sezonin e dytë të serialit - skenografja zbulon se çfarë fshihet pas tij

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori