LAJMI I FUNDIT:

Çipi A16 do të jetë i disponueshëm vetëm për disa modele të iPhone 14

Çipi A16 do të jetë i disponueshëm vetëm për disa modele të iPhone 14

Çipi A16 do të jetë i disponueshëm vetëm për disa modele të iPhone 14

Ndërsa i afrohemi shpalljes së shtatorit të modeleve të gjeneratës së ardhshme të iPhone, gjithnjë e më shumë detaje po dalin rreth tyre. Këtë herë analisti Ming-Chi Kuo ka informacione të rëndësishme.

Seria e ardhshme e iPhone pa dyshim do të përdorë çipin e ri Apple A16. Megjithatë, sipas Kuo, procesori i lartpërmendur do të fuqizojë vetëm modelet Pro brenda serisë së iPhone.


Kjo do të thotë se modelet iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max do të fuqizohen nga chipset Apple A16, ndërsa modelet standarde pa Pro në emër do të përdorin chipset A15 që kanë modelet aktuale të iPhone.

Kuo thekson se kjo do të çojë gjithashtu në disa ndryshime në përmasat e transportit dhe prodhuesit e disa komponentëve të iPhone Pro do të përfitojnë nga strategjia e re.

Analisti i ekosistemit Apple përmend se kjo do të jetë qasja që Apple do të aplikojë në të ardhmen. Kjo do të thotë që të gjitha modelet e reja të iPhone do të përdorin një çip të gjeneratës së re nëse mbajnë etiketën Pro.

Nga ana tjetër, modelet standarde do të qëndrojnë në çipat e gjeneratës së mëparshme, me optimizime dhe përmirësime të mundshme shtesë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë

Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori