Nga: Ibrahim Kadriu
“Islami në Andaluzi”, libër i autorit Ahmad Thomson i përkthyer nga anglishtja nga Ejup Ramadani
Andaluzia paraqet një territor të gjerë në Gadishullin Iberik, një ambient të veçantë me mrekulli natyrore, e cila nëpër shekuj ishte arenë gjakderdhjesh, por që sot shquhet me gjurmët e shumta nga e kaluara e bujshme që është temë në librin e Ahmad Thomsonit, një libër shumë interesant për tetë shekuj të dominimit islam në ato anë.
Autori Ahmad Thomson, i lindur më 1950 në Zambi (tash është avokat për bamirësi në Londër), është autor i një serie të librave historikë siç janë: “Bërja e historisë”, “Rendi i ardhshëm botëror”, “Udhëtimi i vështirë” etj. Me librin “Islami në Andaluzi”, të mbështetur në një vistër librash historikë për atë pjesë të botës, ka sjellë aq shumë argumente që dëshmojnë për jetën tetë shekullore, përkatësisht për konfliktet në vazhdimësi mes katolicizmit dhe islamizmit, duke përfunduar me ndjekjen e tërësishme të komunitetit islam të cilët, për aq shekuj të qëndrimit në Spanjë, arritën një zhvillimi proporcional në shumë fusha, duke ambientuar tërë rajonin në frymën islame, ndërkaq ai rajon përfshinte thuaja tërë Spanjën, por edhe një pjesë të Francës jugore.
Emblemat e asaj kohe, siç janë kështjella Alhambra në Granadë, apo xhamia e njohur në Kordovë e ngritur në vitin 786, që edhe sot ruajnë sharmin dhe shkëlqimin që nuk i humbi me shekuj të tërë, flasin bindshëm për kulturën dhe artin arkitektonik të atyre shekujve të dominimit arab në ato vise.
Rrëfimet në këtë libër fillimisht shtrihen sikur te “Një mijë e një net”, meqë faktet historike kombinohen me dëshmitë e bashkëkohësve të ngjarjeve, përmes të cilave krijohen imazhe, mbase nxisin që vepra të lexohet si letërsi. Kësaj i ka ndihmuar shumë edhe përkthimi me kompetencë i Ejup Ramadanit i cili, deri sot, ka përkthyer disa vepra nga arabishtja në mesin e të cilave është edhe romani “Rrëfimi i një nate” i nobelistit egjiptian Nexhib Mahfuz.
Te “Islami në Andaluzi” kemi të bëjmë me shëtitje nëpër shekuj, deri te fundi dominues i arabëve në Gadishullin Iberik. Libri merr formën përmes luftërave në vazhdimësi, ku jetët njerëzorë llogariten me një çmim shumë të ulët me vrasje të ndërsjellë me çka formohet bindja se çdo pëllëmbë e tokës së Andaluzisë është larë me gjak. Kur numri i të vrarëve (në një luftë të vetme) fjala vjen, arrin edhe në gjashtëqind mijë, mund të merren me mend humbjet e dy taborëve (islamë e katolikë) nëpër shekuj. Në libër flitet (fillimisht) për arritjen e arabëve, në atë pjesë të botës; për depërtimin e tyre në atë hapësirë të Gadishullit Iberik, duke imponuar rrethanat e reja të jetës, duke përhap islamizmin gjithandej për të vazhduar asisoj tetë shekuj, deri në rebelimin e vendorëve të shtyrë nga kisha katolike. Sipas librit rebelimi vinte në shprehje përmes inkuizicionit që adresën likuiduese e kishte te arabët dhe hebrenjtë, domethënë te dy popuj që, për aq shekuj, e kishin mbajtur dhe ngritur Antaluzinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi