LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së Boris Johnson?

Çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së Boris Johnson?

Boris Johnson do të japë dorëheqjen si lider i konservatorëve dhe do të largohet nga posti i kryeministrit kur të zgjedhet një lider i ri.

Ai pritet të largohet nga Downing Street pas më pak se tre vjetësh në detyrë, pavarësisht se kishte fituar një shumicë të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2019-ës.

Boris Johnson pritet të japë dorëheqje
Lexo po ashtu Boris Johnson pritet të japë dorëheqje

Kryeministrat në largim pritet të qëndrojnë në detyrë derisa të gjendet një pasardhës. Por si ndodh kjo?


Si e zgjedhin konservatorët një lider të ri?

Pasi një lider konservator jep dorëheqje, fillojnë zgjedhjet për një lider të ri partie. Sipas rregullave aktuale, kandidatët kanë nevojë për mbështetjen e tetë deputetëve konservatorë për të kandiduar.

Pasi të jenë deklaruar të gjithë kandidatët – nëse ka më shumë se dy kandidatë – deputetët konservatorë do të mbajnë një seri votash derisa të mbeten vetëm dy.

Në raundin e parë, kandidatët duhet të marrin 5 për qind të votave për të qëndruar në garë (aktualisht 18 deputetë);

Në raundin e dytë duhet të marrin 10 për qind (aktualisht 36 deputetë);

Në raundet në vijim eliminohet kandidati me më pak vota.

Kur të mbeten dy deputetë, të gjithë anëtarët e Partisë Konservatore në mbarë vendin – pra jo vetëm deputetët – do të votojnë për fituesin.

Afati kohor për çdo konkurs vendoset nga “Komiteti i 1922” i deputetëve të grupit mbështetës dhe komiteti mund të votojë për të ndryshuar rregullat përpara se të zhvillohet konkursi.

Si emërohet kryeministri i ardhshëm?

Kushdo që fiton garën për të udhëhequr konservatorët, do të bëhet kreu i partisë me numrin më të madh të deputetëve në Parlament.

Pastaj Mbretëresha do t’u kërkojë atyre të formojnë një qeveri.

A do të ketë zgjedhje të përgjithshme?

Jo domosdoshmërisht.

Kur një kryeministër jep dorëheqjen, nuk ka automatikisht zgjedhje të përgjithshme.

Zgjedhjet e fundit që mund të mbahen është janari i vitit 2025, por kryeministri i ri mund të zgjedhë të shkojë në zgjedhje të reja para kësaj.

Sa kohë do të qëndrojë Boris Johnson në pushtet?

Johnson do të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë, ka raportuar Chris Mason i BBC-së.

Kjo është mjaft normale. Ai do të qëndrojë në detyrë derisa konservatorët të zgjedhin një udhëheqës të ri, siç bënë paraardhësit e tij Theresa May dhe David Cameron kur dhanë dorëheqje.

Teorikisht, nëse ai do të dëshironte të largohej menjëherë, Mbretëresha mund të emëronte një udhëheqës ushtrues detyre, ndoshta një anëtar të kabinetit, për të marrë përsipër derisa të gjendej një udhëheqës i ri.

Kjo do të ishte një situatë shumë e pazakontë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Kroacia
Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Amerika

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut projektuar në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Evropa
Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Evropa
Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Amerika
Kalo në kategori