Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetar i Skenderajt, është emri më i përfolur në opionin ditëve të fundit për shkak të incidentit, në të cilin u përfshi ai dhe tre familjarë të tij të shtunën rreth mesnatë.
Por nuk është ky rasti i vetëm në të cilin gjatë dy dekadave të fundit është implikuar Nuredin Lushtaku.
Lushtaku dyshohet se më 3 korrik 2022, bashkë me tre familjarë të tij, u përfshi në një incident në Skenderaj, gjatë të cilit një zyrtar policor përfundoi i plagosur me armë zjarri e një tjetër me mjete të forta.
Incidentit thuhet se i ka paraprirë shqiptimi i një gjobe për kundërvajtje në trafik djalit të Nuredin Lushtakut. Pas kësaj, ai e ka thirrur në telefon babanë e tij, Nuredinin, i cili në vendin e ngjarjes kishte shkuar me dy vëllezër. Në këtë moment situata mori një rrjedhë tjetër.
Mëngjesin e së dielës, ish-deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku, mohoi të ketë përdorur armë ai, djemtë ose vëllëzërit e tij, në drejtim të zyrtarëve policorë. Lushtaku mohoi që ata kanë plagosur policët. Sipas tij, armën e ka përdorur njëri polic.
Ai atë ditë ishte liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit, por një ditë më pas (4 korrik), Prokuroria e Mitrovicës u vu në kërkim të tij. Ai u dorëzua po atë ditë. Më pas Gjykata e Mitrovicës caktoi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Nuredin Lushtakut.
Nuredin Lushtaku ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Puna e parë publike e tij ishte komandant i Gardës së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Me vendim të tij, garda ceremoniale e TMK-së nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në vitin 2006.
Njëra nga arsyet se pse kishte refuzuar që në varrimin e Rugovës të marrë pjesë garda ceremoniale janë deklaratat që presidenti Rugova, sipas tij, i kishte bërë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosvoës dhe për komandantin Adem Jashari e shokët e tij.
Gjashtë vite më pas, Lushtaku ishte i dyshuar për rrahje ndaj një drejtori të Departamentit për Politika të Diasporës. Asokohe, në vitin 2012, ai ishte zëvendëministër i Ministrisë së Diasporës.
Mediat raportonin se shkak ishin mosmarrëveshjet për punësime.
Lushtaku në kohën kur ishte deputet nga radhët e PDK-së, më 2016, i ishte sulur atëherë deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (tani kryetar i Kuvendit të Kosovës), Glauk Konjufca, duke bërtitur, teksa ky i fundit në foltore po e lexonte një letër të ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. Në atë letër, Sami Lushtaku akuzonte bashkëpartiakët e tij për dënimin që i ishte shqiptuar në procesin gjyqësor “Drenica 1”.
Sami Lushtaku është kushëri i Nuredin Lushtakut. Por në vitin 2017, në zgjedhjet lokale në Skenderaj, Nuredin Lushtaku u emërua nënkryetar i Komunës që udhëhiqej nga Bekim Jashari, ish-kundërkandidati i Sami Lushtaku në zgjedhjet e fundit lokale më 2021.
Kadri Veseli, ish-lideri i PDK-së në zgjedhjet e 2017-ës “largoi” partinë e tij nga Skenderaj, pas mosmarrëveshjeve që ishin paraqitur mes dy kushërirëve Lushtaku. Si rrjedhojë, mbështetje të plotë i ofruan Bekim Jasharit, si person që do “t’i ulte gjakrat” brenda partisë.
Nuredin Lushtaku u bë pjesë e Listës së Bekim Jasharit në zgjedhjet lokale më 2021, por pësuan humbje nga PDK-ja me Fadil Nurën dhe Sami Lushtakun.
Fadil Nura e as Sami Lushtaku si krerë të Komunës së Skenderajt nuk dënuan veprimin e fundit të tij, sulmin ndaj policisë që ndodhi në “shtëpinë” e tyre.
Në kohën si nënkryetar i Skenderajt, në vitin 2019, Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë kishte akuzuar Lushtakun për kërcënim të dy asamblistëve të saj gjatë një seance të Kuvendit Komunal.
Në një video që ishte publikuar nga LVV shihet Lushtaku duke e urdhëruar asamblisten Vjollca Ramadani që ta mbyllë gojën.
“Mshele gojën se ta msheli ndryshe!”, i ka thënë Lushtaku-Ramadanit. Ai po ashtu me të njëjtën gjuhë i është drejtuar edhe Hysni Mehanit, asamblist i LVV-së.
Në anën tjetër, Nuredin Lushtaku është edhe në një proces gjyqësor. Nuredin Lushtaku është në mesin e 12 personave në rastin “Veteranët”.
Ai dhe të tjerët akuzohen se gjatë kohës kur kanë qenë anëtarë të komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, në mënyrë të qëllimtë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre dhe i kanë keqpërdorur të njëjtat në mënyrë që të tjerëve t`u sjellin përfitim pasuror.
Ky vendim i kthen edhe një herë në bankën e të akuzuarve anëtarët e Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së.
KALLXO.com raportoi sot përmbledhjen e rrahjeve dhe përplasjeve të politikanëve kosovarë me Policinë e Kosovës.
Sulmet shpeshherë kanë ardhur pasi politikanët kosovarë nuk janë pajtuar me gjobat për kundërvajtje në trafik të shqiptuara ndaj tyre nga ana e Policisë së trafikut./Kallxo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'