LAJMI I FUNDIT:

Nuredin Lushtakut i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Nuredin Lushtakut i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Ish-nënkryetarit të komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakut, i dyshuar për përfshirjen në incidetin ku u plagosën dy policë, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, u ka caktuar paraburgim edhe dy familjarë të tjerë të Lushtakut, F.L., dhe A.L.


Të dy po dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar, përdorim të armës dhe mbajtje në pronësi të armës pa leje.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Lushtakut, Artan Çerkini.

Ai ka thënë para mediave se si avokat mbrojtës do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

“Klienti im tri herë është paraqitur vullnetarisht në polici, nuk ka pasur nevojë për këtë masë”, është shprehur Çerkini.

Sipas tij është dashur që të vendoset arresti shtëpiak ose masa e paraqitjes në polici.

Lushtaku: Rrethanat e këtij rasti i konsideroj të montuara kundër meje dhe familjes time
Lexo po ashtu Lushtaku: Rrethanat e këtij rasti i konsideroj të montuara kundër meje dhe familjes time

Duhet theksuar se dy pjesëtarë të policisë kanë mbetur të plagosur njëri nga arma e zjarrit e tjetri i lënduar nga mjetet e forta, si pasojë e një përleshje që ka ndodhur të shtunën në Skenderaj.

Lidhur me implikimin e tij në rasitin, Lushtaku të dielën kishte thënë se nuk ka plagosur askënd, as ai e as familjarët e tij. Ai kishte deklaruar se zyrtari policor ishte plagosur nga kolegu i tij.

“Më vjen keq për gjithë çfarë ka ndodhur mbrëmë, në përfshirjen në një inicident krejtësisht të panevojshëm, ku pasoja kanë mundur të jenë edhe me të mëdha për faktin e veprime abnoramle dhe agresive të policit Enver Smakiqi. Polici Smakiqi pa asnjë arsye ka përdorur armën mbrëmë dhe ka plagosur kolegun e tij, derisa qëllim cak kishte vëllaun tim Faton Lushtaku”, ka thënë Lushtaku.

Ndërkaq, sipas prokurorisë pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policor, Lushtaku, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori