LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: E papranueshme deklarata e Dimal Bashës për gjyqtarët dhe prokurorët

Haxhiu: E papranueshme deklarata e Dimal Bashës për gjyqtarët dhe prokurorët

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, ku ky i fundit me tone të ashpra kritikoi disa gjyqtarë dhe prokurorë të vendit.

Haxhiu në Rubikon të Klan Kosovës deklaratat e bashkëpartiakut të saj i cilësoi si të pavend dhe të padrejta.

“Unë kam pasur komunikim edhe me deputetin Basha pas kësaj deklarate, i kam dhënë qëndrimet e mia se përse deklarata të tilla janë të papranueshme, ne mund ta kritikojmë sistemin e drejtësisë për mos veprim, sepse kur individët, qytetarët po dërgojnë lëndë në sistemin e drejtësisë dhe pastaj kur po marrin aktvendime për hedhje të kallëzimeve penale nga prokuroria, policia apo aktgjykime të tjera nga gjykata, mendoj që kjo pastaj po i bën ata që të reagojnë në mënyra të tilla të ndryshme”, tha Haxhiu, njofton Klankosova.


Ministrja e Drejtësisë i ftoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos bëjnë të tilla reagime.

“Unë mendoj se ka qenë një reagim i momentit i zotit Basha, pa dashur që ta arsyetoj një veprim të tillë, megjithatë unë i kam dhënë qëndrimet e mia që reagimet e tilla nuk janë të duhura dhe i ftoj deputetët e kuvendit që të mos i bëjnë të tillat”, është shprehur Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori