Në shumë rajone të Kosovës, tashmë kanë filluar korrje shirjet e grurit. Por, sipas bujqve të cilët kanë mbjell këtë kulturë thonë se rendimenti i grurit këtë vit është shumë i ulët. Një pakënaqësi tjetër e tyre është edhe ngritja e çmimit të produkteve esenciale për bujqësi, që ua kanë vështirësuar punimin e tokës.
Kanë bërë mbi 100 kilometra për të arritur në rajonin që konsiderohet si hambari i Kosovës.
Disa kombaja shkuan nga Podujeva në fshatrat e Rahovecit e të Prizrenit, tash e një javë, ndërsa punën e fillojnë në agim edhe e përfundojnë në muzg duke bërë korrjet e grurit.
Në mesin e shumë bujqve, të mbjellat me grurë i korri edhe bujku nga fshati Arbanas i Prizrenit Zenel Gashi.
Tutje, ai ka thënë se këtë vit kishte mbjell rreth 40 hektarë me grurë. Por, përsëri ai nuk është ndarë i kënaqur me rendimentin.
“Me rendimente nuk jemi të kënaqur, koha ka qenë shumë e mirë por kur është dashtë me e marrë bukën ka qenë një tharje përndryshe ka qenë fara shumë e vogël. Vjet ka qenë rreth 3,500 kilogram hektari, sivjet nuk e mbërrin 3,000 kilogramë”, thotë bujku Zenel Gashi.
Sipas tij, problematikë tjetër ka qenë edhe ngritja e çmimeve të produkteve esenciale për bujqësi.
“Një kilogram bukë është 30 cent, a një litër naftë është 1.70 ose 1.80,vetëm ta themi se ku i lëmë fermerët. e dyta një thes pleh kimik prej 25 kilogramësh e kemi paguar 25 euro”, ka shtuar ai.
Ndërsa një tjetër bujku nga Prishtina, Gani Dobratiqi i cili gjithashtu është zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në këtë komunë, tregon se sipas rendimenteve, nevojat për grurë nuk do të mund të plotësohen.
“Rendimentet nuk janë të kënaqshme, nuk priten rendimente të larta dhe deri në fund nuk mund të nxjerrim rendimentin. Nuk besoj që mesatarja ka me mbërri mbi 2,700 apo 3,000 kilogramë, përafërsisht aty-këtu disa parcela të cilat toka ka qenë kulturë e punuar vitin e kaluar. Ne nuk sigurojmë bukë as 30 për qind, me rendiment mesatar 4,000 kilogramë as 35 për qind nuk i siguron e leje më me këtë rendiment”, është shprehur bujku Gani Dobratiqi.
Nga Ministria e Bujqësisë kanë deklaruar se është herët të flitet për rendiment por se presin që të jetë rreth 3 mijë e 500 kilogramë.
Sipas tyre, për të plotësuar nevojat për konsum vjetor nevojiten rreth 400 mijë tonelata grurë.
“Bazuar në të dhënat statistikore ndër vite, rendimenti mesatar për kulturën e grurit në Republikën e Kosovës sillet nga 3,500-4,500 kg/ha. Mirëpo, për të ditur rendimentin mesatar të saktë për sivjet, në periudhën në të cilën jemi është herët që të flitet pasi që pas përfundimit të fushatës, Komisioni për Monitorimin e Korrje-Shirjeve e përgatitë raportin përfundimtar për këtë proces, ku do të dihet saktë rendimenti për këtë vit. Ndërsa, sa i përket nevojave ushqyese me grurë për popullatën e Kosovës, ato janë rreth 200 kg për kokë të banorit për një vit, andaj për konsum vjetor nevojiten rreth 400,000 ton grurë”, kanë theksuar Ministria e Bujqësisë.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit në Kosovë janë mbjell mbi 66 mijë hektarë grurë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze