LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi në Shqipëri, 2 viktima dhe 947 infektime në 24 orë

Coronavirusi në Shqipëri, 2 viktima dhe 947 infektime në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit, 2 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi. Nga 2103 testime, 947 qytetarë kanë rezultuar të infektuar dhe 403 të shëruar.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lezha 52 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç.
Janë shëruar 403 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,473 që nga fillimi i epidemisë.


Statistika (6 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 947
Të shëruar në 24 orë 403
Të shtruar në spitale 26
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2103

Testime totale 1,858,859
Raste pozitive 284,758
Raste të shëruara 276,473
Raste Aktive 4,777
Humbje jete 3,508

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,027
Fier 379
Durrës 279
Vlorë 252
Shkodër 250
Berat 134
Lezhë 129
Gjirokastër 119
Elbasan 104
Korçë 58
Dibër 34
Kukës 12