LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Shqetësuese të shohim trendin e rritjes së rasteve të dhunës seksuale në Kosovë

Osmani: Shqetësuese të shohim trendin e rritjes së rasteve të dhunës seksuale në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur e shqetësuar me siç ka thënë, trendin e rritjes së vazhdueshme të rasteve të dhunës seksuale në Kosovë.

Ajo ka thënë se shpreson që njëra nga arsyet e rritjes së këtyre rasteve është vetëdijësimi i grave dhe besimi i tyre në institucione për t’i raportuar rastet e tilla.

Këto deklarata Osmani i ka bërë të mërkurën, në prezantimin e raportit monitorues të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), me titull “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”.


Në këtë raport jepet një vlerësim preliminar për mënyrën se si i trajton sistemi i drejtësisë në Kosovë rastet e dhunimit.

Ky raport përfshinë gjetje dhe rekomandime konkrete për autoritetet e Kosovës.

“Vendi ynë tashmë ka marrë përsipër një sërë obligimesh për të trajtuar dhunën ndaj grave, që dalin jo vetëm nga legjislacioni i brendshëm por veçanërisht nga Konventa e Stambollit, të cilën unanimisht e kemi bërë pjesë të Kushtetutës sonë”.

“Zotimet e tilla ndërkombëtare nuk janë thjesht deklarative, në fakt na detyrojnë neve si shtet që të luajmë rol më proaktiv në parandalim si dhe në hetim dhe dënim mbi bazën e dhunës mbi baza gjinore”, është shprehur presidentja Osmani.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, kërkoi angazhim ndërinstitucional për luftimin e kësaj dukurie.

Ai tha se Policia e Kosovës ka disa prioritete gjatë trajtimit të këtyre veprave penale.

“Për të luftuar dhunën seksuale është e nevojshme marrja e një sërë veprimesh dhe masave esenciale dhe parandaluese nga institucionet për të përmirësuar perceptimin e shoqërisë ndaj kësaj kategorie si dhe duke mbështetur viktimat me vënien e kryerësve para përgjegjësitë”.

“Policia e Kosovës ka disa prioritete gjatë trajtimit të këtyre veprave penale, në fillim në sigurimin dhe ofrimin e hetimit profesional ”, u shpreh Mehmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori