LAJMI I FUNDIT:

Balerina që i është bashkuar ushtrisë ukrainase për ta luftuar agresionin rus

Balerina që i është bashkuar ushtrisë ukrainase për ta luftuar agresionin rus

Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka publikuar historinë e balerinës që është pjesë e Operës Nacionale të Ukrainës, që iu bashkua ushtrisë së këtij vendi për ta luftuar agresionin rus.

E pavarësisht që hoqi këpucët e baletit për ta marrë pushkën dhe mbrojtur atdheun nga pushtuesit rusë, Olesia Vorotnyk është rikthyer përkohësisht në skenë pavarësisht se po vazhdon stërvitjet ushtarake, transmeton Telegrafi.


Kjo 30-vjeçare, merret profesionalisht me vallëzim qysh kur ishte 13-vjeçe, dhe prej atij momenti nuk është ndalur duke përfaqësuar me krenari vendin e saj në ngjarje të ndryshme kulturore nëpër botë.

U lind dhe rrit në Rusi, shkoi në Kiev për të punuar dhe u martua me ukrainas – bombat e Putinit e plagosën atë e ia vranë bashkëshortin
Lexo po ashtu U lind dhe rrit në Rusi, shkoi në Kiev për të punuar dhe u martua me ukrainas – bombat e Putinit e plagosën atë e ia vranë bashkëshortin

Tani kur rusët po kryejnë vrasje në Ukrainë, vendosi ta lë anash profesionin dhe t’i bashkohet ushtrisë ukrainase – për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të vendit.

Megjithatë, nuk është e vetmja që vjen nga një profil tjetër, por që nuk ka hezituar ta lë anash profesion dhe ta merr pushkën për të luftuar kundër ushtrisë së Vladimir Putinit që filluan pushtimin më 24 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori