LAJMI I FUNDIT:

E sulmuar nga Nick Kyrgios që rrezikon deri në dy vite burg, ish e dashura e tenistit thyen heshtjen

E sulmuar nga Nick Kyrgios që rrezikon deri në dy vite burg, ish e dashura e tenistit thyen heshtjen

Ish e dashura e Nick Kyrgios, Chiara Passari, ka folur për herë të parë pasi tenisti australian u akuzua për sulm ndaj saj.

Çerekfinalisti i Wimbledon u akuzua për sulm ndaj Passarit të martën dhe do të përballet me gjykatën në Australi në gusht, raporton Canberra Times.


Incidenti i supozuar ndodhi në dhjetor 2021 siç konfirmohet nga policia në Canberra – dhe pretendimi është se Kyrgios kapi Passarin – me akuzën që mbart një dënim maksimal prej dy vjet burg.

Akuza parashikon një dënim maksimal prej dy vjet burg - Nick Kyrgios zyrtarisht në probleme
Lexo po ashtu Akuza parashikon një dënim maksimal prej dy vjet burg - Nick Kyrgios zyrtarisht në probleme

Ndërsa Kyrgios ende nuk e ka diskutuar drejtpërdrejt incidentin, ai shkoi në Instagram për të postuar një foto të tij duke bashkëvepruar me një fanse të re me mbishkrimin: “Kjo është arsyeja pse unë luaj… Për të gjithë të rinjtë e mi atje, besoni në veten tuaj”.

Kyrgios dhe Passari kishin lidhje nga viti 2020 deri në fund të vitit të kaluar – me yllin e tenisit tashmë të fejuar me Costeen Hatzi dhe ish-e dashura e numrit 40 në botë tani ka thyer heshtjen e saj për incidentin.

Nick Kyrgios - problematiku më i madh deri më tani në Wimbledon
Lexo po ashtu Nick Kyrgios - problematiku më i madh deri më tani në Wimbledon

Duke iu përgjigjur një komenti në Instagram që e mbrojti atë, Passari tha: “Faleminderit. Më në fund dikush mjaft i zgjuar për të kuptuar se si funksionon sistemi i drejtësisë”.

Ndërkohë, vëllai i Kyrgios, Christos, është shprehur gjithashtu për akuzat, duke postuar: “Urrejtësit dhe gënjeshtarët gjithmonë do të përpiqen të na rrëzojnë – ne e mbajmë 100 dhe shtyjmë përpara”.

27-vjeçari përballet me Cristian Garin në tetshën e fundit në Ëimbledon të mërkurën, duke kërkuar të arrijë një gjysmëfinale të Grand Slamit për herë të parë në karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori