LAJMI I FUNDIT:

Për flokë të ngjyrosur dhe natyralë: Si t’i shkëlqeni flokët me sodë buke?

Për flokë të ngjyrosur dhe natyralë: Si t’i shkëlqeni flokët me sodë buke?

Pavarësisht nëse dëshironi që fillimisht të hiqni qafe pjesën tjetër të bojës që e keni në flokë apo të çelni ngjyrën tuaj natyrale, duhet të dini këto truke

Bikarbonati i natriumit, i njohur më së shumti si sodë buke, është një nga përbërësit e preferuar në çdo familje! Me të heqim njollat, pakësojmë aromat e padëshiruara, e përdorim kur vuajmë nga urthi dhe kur duam të zbardhim dhëmbët, madje edhe si një scrub të lehtë për lëkurën!


Megjithatë, një efekt pak i njohur (por i fuqishëm!) i sodës së bukës është gjithashtu – shkëlqimi i flokëve! – transmeton Telegrafi.

Mbani në mend se, megjithëse ky përbërës është efektiv në zbardhjen e flokëve dhe heqjen e bojës së padëshiruar të flokëve, soda e bukës nuk është për të gjithë.

Ajo i largon mbetjet e produkteve që janë grumbulluar në flokë dhe në lëkurën e kokës, por për shkak se është shumë alkalike, mund t’i thajë flokët dhe t’i bëjë të dobët dhe të brishtë.

Ndryshe nga shampot dhe balsamet, soda e bukës nuk përmban përbërës hidratues që sigurojnë lagështi për flokët, ndaj është mirë që të mos e përdorni këtë recetë nëse flokët tashmë janë tharë.

Nëse nuk keni problem me flokët e thatë, me siguri do t’ju pëlqejnë këto dy truke.

Sodë me ujë

Përbërësit:

• 1 lugë gjelle sodë buke
• sasi më të vogël uji

Si përdoret?

Hidhni mjaft ujë në sodën e bukës për të marrë një masë me densitet mesatar (as shumë të holluar me ujë dhe as shumë të trashë). Më pas masazhoni butësisht në flokët tuaj, më pas lëreni të veprojë për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Sodë me hidrogjen

Përbërësit:

• 2 lugë çaji sodë buke
• 1,5 lugë çaji peroksid hidrogjeni

Si përdoret?

Përziejini këta dy përbërës dhe përziejini derisa të përftoni një pastë. Lëreni për rreth një orë nëse keni flokë të errët ose gjysmë ore nëse keni flokë më të hapur, më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

Këshilla dhe arsye
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri

11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri

Për nënat
Kalo në kategori