LAJMI I FUNDIT:

Çka është alergjia te foshnjat?

Çka është alergjia te foshnjat?

Alergjia është dukuri në rritje, që prek foshnjat, mesatarisht nga 20 deri 30%. Si rezultat i alergjisë foshnja mund të ketë skuqje të lëkurës (dermatitis atopik), ënjtje në pjesën e buzëve dhe më vonë rrufë alergjike dhe astmë.

Qumështi i gjirit nga natyra është joalergjik dhe me materiet e veta të vlefshme ofron mbrojtje, forcon sistemin e imunitetit të fëmijës tuaj nga brenda- jashtë. Foshnja me prirje të trashëgimisë së alergjisë familjare duhet ushqyer sipas mundësive 6 muaj radhazi me qumësht gjiri. Kjo është mënyra më e mirë e pengimit të alergjisë.

Nëse foshnja juaj nuk ushqehet përkatësisht nuk do të ushqehet me qumësht gjiri, atëherë ekspertët preferojnë ushqimin hipo-alergjen (ushqimi- HA).

A është i rrezikuar fëmija juaj nga alergjia?

Një foshnje konsiderohet e rrezikuar nga alergjia nëse një i afërm i drejtpërdrejtë (nëna, babai ose vëllai apo motra) ka një alergji, sepse ekziston parakushti për trashëgim të alergjisë. Aktualisht, rreth 20-30% e foshnjave janë të prekura nga alergjitë. Alergjitë mund të shfaqen në forma të ndryshme. Nëse një foshnje ka me të vërtetë alergji, kjo varet nga shumë faktorë. Një faktor është të ushqyerit gjatë muajve të parë të jetës.

Një rol vendimtar për të shkaktuar alergjinë, luan proteina e qumështit. E disa prej ushqimeve më të shëndetshme dhe plotësisht organike, për të cilat foshnja juaj do t’ju falënderojë janë produktet HiPP. Këto produkte janë të njohura ndërkombëtarisht se janë 100% bio.