LAJMI I FUNDIT:

Drita mbyll stërvitjen e fundit në Turku, Nuhiu dhe Limani të bindur për paraqitje të mirë

Drita mbyll stërvitjen e fundit në Turku, Nuhiu dhe Limani të bindur për paraqitje të mirë

Drita ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së raundit të parë të garave në Ligën e Konferencës, ku do të takohet me FC Inter Turku nesër, (06 korrik), nga ora 17:00 sipas orës sonë.

Për ndeshjen që zhvillohet në Veritas Stadium në Turku, kryetrajneri i FC DRITA, Ardian Nuhiu thekson se do të jetë përballje e vështirë, por ka besim te skuadra tashmë është ndërtuar.


“Do te jetë një përballje e vështirë, pasi bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë, me grup të mirë të lojtarëve dhe një trajneri që ka ide të qarta”.

“Megjithatë, edhe ne kemi pasur kohën e mjaftueshme gjatë kësaj faze përgatitore dhe me futbollistët kemi studiuar kundërshtarin dhe duhet t’i mbyllim pikat e tyre të forta. Ne duhet t’i shfrytëzojmë cilësitë tona, kam besim te skuadra që do të bëjë një performancë të mirë”.

“Djemtë kanë punuar shumë gjatë kësaj faze dhe tani jemi gati për këtë sfidë. Skuadra jonë do të duket ndryshe nga viti i kaluar falë grupit që kemi ndërtuar”, ka theksuar trajneri Nuhiu.

Atmosferë e mirë dhe optimist janë edhe futbollistët, për çka kapiteni Ardian Limani tha se ndjehen të sigurt që bashkë me prurjet e reja do të shfaqin një ndeshje të mirë.

“Ne si futbollistë ndjehemi të sigurt që do të shfaqim një ndeshje të mirë. Grupi është shumë i mirë dhe mezi presim të luajmë së bashku me prurjet e reja, sepse janë përshtatur shpejt me skuadrën”.

“Inter Turku është skuadër e mirë, por mendoj që ne kemi kualitetin e duhur për ta bërë më të mirën e fituar ndeshjen. Nesër duhet të luajmë shpejt dhe mos të gabojmë në lojën tonë. Kemi përgatitur gjithçka qe i duhet ndeshjes”, ka përfunduar Limani.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori