LAJMI I FUNDIT:

Ballkani e mbyll pjesën e parë në barazim me gola ndaj Zalgiris

Ballkani e mbyll pjesën e parë në barazim me gola ndaj Zalgiris

Ballkani dhe Zalgiris e kanë mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku skuadra jonë kishte më shumë nga loja.  

Kampionët tanë e nisën shumë mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start me dy raste.


Ermal Krasniqi dhe Albin Berisha kishin raste ideale, por që nuk arritën të shënonin.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i epërsisë.

Nazmi Gripshi me një goditje shumë të bukur nga distanca arriti të shënojë për 1-0.

Në anën tjetër mysafirët u mbrojtën në fillimin e kësaj pjesëloje, por në rastin e parë që dolën para, arritën të shënonin.

Zhvillohej minuta e 25-të, kur Zalgiris fioi një rivënie këndi, ku pas harkimit Olivier Buff u gjend më së miri dhe shënoi për 1-1.

Edhe pasi e pranoi golin, Ballkani kishte rast për të kaluar tutje, por goditjet e Gripshit dhe Armend Thaqit nuk ishin të sakta.

Pjesa e parë tregoi raste të mira dhe dominim të Ballkanit, ku në pjesën e dytë pritet të skuadra jonë të jetë sërish insistuese për të marr epërsinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori