LAJMI I FUNDIT:

Ish futbollisti i Liveproolit nuk pritet mirë në ditën e parë të punës, huliganët me maska futen në konferencë për shtyp

Ish futbollisti i Liveproolit nuk pritet mirë në ditën e parë të punës, huliganët me maska futen në konferencë për shtyp

Ish-lojtari i Liverpoolit, Albert Riera, u prezantua të hënën zyrtarisht si trajneri i ri i Olimpija Lubjanës, por orët e para të punës së tij të re ai përjetoi me një siklet të madh dhe u përball me huliganët të cilët ishin të indinjuar nga puna e krerëve të klubit.

Në momentin kur Riera mbajti konferencën e parë për shtyp pasi u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i klubit, huliganët hynë në ambientet e klubit.

Ai erdhi në këtë pozitë në vend të Robert Prosineckit, gjegjësisht pas një sherri të madh për të cilin u shkrua shumë në Slloveni ditët e kaluara.


“Duhej të ishte një ditë e paharrueshme në karrierën time, e para si trajner. Por doli të ishte gjëja më surreale që kam përjetuar ndonjëherë. Nuk kam parë kurrë tifozë të sulmojnë sallën e shtypit më parë. U ngrita dhe u largova, por jo për shkak të tyre, por sepse nuk kishte më çështje të lidhura me sportin”, ka thënë Riera.

Më tej ai shpjegoi se ankesat e huliganit nuk i referoheshin atij, por presidentit dhe drejtuesve të klubit.

“Kam marrë shumë mesazhe nga Spanja, por u them të gjithëve se nuk kam pasur frikë për asnjë moment. Kërcënimet nuk më prekin dhe më duket se tifozët janë të inatosur për shkak të shkarkimit të Robert Prosineckit”.

“Ankesat e tyre janë për menaxhmentin dhe presidentin dhe nuk vlen për mua”, ka thënë ai.

Riera ka luajtur me klube të njohura si Bordeaux, Espanyol, Manchester City, Liverpool, Ëatford, Galatasaray, si dhe klubet slloven Zavrce dhe Koper.

Albert Riera ka punuar më parë si ndihmës trajner te Galatasaray dhe kjo, siç tha edhe vetë, është përvoja e tij e parë si trajner kyryesor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Lëndimi i Carvajal më i keq se sa pritej – sa gjatë do të mbetet jashtë fushave dhe sa ndeshje do t’i humbasë

Lëndimi i Carvajal më i keq se sa pritej – sa gjatë do të mbetet jashtë fushave dhe sa ndeshje do t’i humbasë

La Liga
Rivaliteti anash, dy yjet e Barçës reagojnë me një mesazh për Carvajal pas lëndimit të rëndë

Rivaliteti anash, dy yjet e Barçës reagojnë me një mesazh për Carvajal pas lëndimit të rëndë

La Liga
Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

La Liga
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori