LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM pranon që të formohen grupe punuese për çështjen e propozimit francez

OBRM-PDUKM pranon që të formohen grupe punuese për çështjen e propozimit francez

Partia opozitare OBRM-PDUKM thotë se janë dakorduar të formojnë grupe punuese të përbëra nga përfaqësues të partive politike, të cilat do të punojnë për tejkalimin e kundërshtimeve ndaj kornizës së propozuar negociuese, njoftuan sot nga partia.

Nga OBRM-PDUKM, deklaruan për Alsat se në ato grupe punuese do të ketë dy përfaqësues nga OBRM-PDUKM dhe LSDM, një nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët si dhe një tjetër nga partitë më të vogla politike parlamentare.


Po sipas kësaj partie, takimi i parë pritet të jetë nesër.

Kjo vjen pas thirrjes së liderit të opozitës Hristijan Mickoski për të diskutuar ndryshimet që do të përmirësonin propozimin, forma aktuale e të cilit, siç vlerëson OBRM-PDUKM, është në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar nga LSDM, mirëpo pritet që së shpejti të dalin me njoftim.