LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës, regjistronte prona pa i verifikuar

Arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës, regjistronte prona pa i verifikuar

Policia e Kosovës njofton se sot ka arrestuar një zyrtar të gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, pasi dyshohet për veprat penale  ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumentit’.

Në njoftim bëhet e ditur se i arrestuari është zyrtari me inicialet R.M., 64-vjeçar.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimeve paraprake, sot më 05.07.2022 kanë arrestuar të dyshuarin R.M., (viti i lindjes 1958, mashkull kosovar), zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës (ofiqar i Zyrës Lokale në Dardani)”.


“I dyshuari ka kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumentit’”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, thuhet se i dyshuari ka regjistruar persona pa bërë verifikimin se a plotësohen kriteret për regjistrim duke bërë që disa nga të regjistruarit të krijojnë identitet të dyfishtë (identitet të Kosovës dhe të një shteti fqinj).

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht: një telefon celular; 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm; një karikator i armës; dokumente të ndryshme, certifikata, vërtetime të regjistrimit, foto të librave amzë dhe dokumente të tjera të personave të ndryshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve dhe dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori