LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur akrobati rus përfshihet nga flakët derisa po performonte me një ‘shkop zjarri’

Momenti kur akrobati rus përfshihet nga flakët derisa po performonte me një ‘shkop zjarri’

Një akrobat që kërcen me zjarr pësoi djegie të rënda në gojë dhe fytyrë pasi performanca e tij rezultoi keq para disa turistëve, përfshirë fëmijë.

Grigory, 35-vjeçar, shihet në video me aktin e tij në argjinaturën në Feodisia, një resort në Krimenë e pushtuar, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.


Ai rrotullon një shkop që digjet në të dy skajet përpara një turme të mbledhur familjesh dhe pushuesish në një natë të qetë vere. Ky është një truk që duhet ta ketë praktikuar ai shumë herë, transmeton Telegrafi.

Derisa rusi përpiqet të fryjë një kolonë flakë, goja e tij merr flakë befas derisa vajguri i tij ndizet në mënyrë dramatike.

Ai vë dorën te goja e tij i tronditur derisa performanca befas shkon keq dhe mblidhet për tokë teksa përfshihet nga zjarri.

Spektatorët nxitojnë për ta ndihmuar interpretuesin, duke mbytur flakët me rroba dhe me duart e tyre të zhveshura.

Mjekët e ndihmës mjekësore shkuan shpejt në vendngjarje, thonë raportet.

Ministria e Shëndetësisë në Krime tha se interpretuesi ishte në një gjendje ‘serioze por të qëndrueshme’.

Ai ka pësuar djegie kryesisht në gojë dhe në fytyrë. /Telegrafi/