LAJMI I FUNDIT:

Tajlandë, fushat e mbjellura me oriz kthehen në vepra arti

Tajlandë, fushat e mbjellura me oriz kthehen në vepra arti

Një fushë prej dy hektarësh në Tajlandën veriore është shndërruar në një vepër arti që përshkruan një dragua dhe një mace, simbole të shpresës dhe qëndrueshmërisë ndërsa komuniteti rimëkëmbet nga përmbytjet.

Pronari i fermës, Tanyapong Jaikham, tha se macja përfaqëson banorët e qytetit të tij të lindjes Chiang Rai, të cilët u përballën me përmbytje shkatërruese gjatë sezonit të musonit të vitit të kaluar.

Ndërsa dragoi shfaqet duke mbajtur në mënyrë mbrojtëse macen, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se Tanyapong, vetë një inxhinier automobilash, bashkëpunoi me 20 njerëz të tjerë, duke përfshirë miqtë dhe familjen për të krijuar dizajnin — duke përdorur edhe teknologjinë AI dhe imazhet satelitore — me bimë orizi.

Duke kërkuar planifikim dhe ekzekutim të përpiktë për një periudhë prej një muaji, vepra e artit i kushtoi atij rreth 14,500 dollarë për t’u krijuar.

“Arti kërkon vëmendje të madhe ndaj detajeve, kështu që ne duhej të ishim shumë të kujdesshëm”, tha Tanyapong.

“Por me ndihmën e teknologjisë së sotme, u bë më e lehtë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Unë isha e martuar me një astronaut Apollo, ai besonte se nuk jemi vetëm", gruaja e njeriut që shkeli Hënën zbulon sekretet që ai ndau para se të vdiste

Virale
Ndjekje si nëpër filma në Paris, jo dy por tri vetura të policisë përplasen njëra pas tjetrës derisa ndjekin të dyshuarin në BMW

Ndjekje si nëpër filma në Paris, jo dy por tri vetura të policisë përplasen njëra pas tjetrës derisa ndjekin të dyshuarin në BMW

Fun
Ndodhë edhe kjo, oktapodi mbi shpinën e peshkaqenit – hulumtuesit e Zelandës së Re kapin pamjet e pazakonta

Ndodhë edhe kjo, oktapodi mbi shpinën e peshkaqenit – hulumtuesit e Zelandës së Re kapin pamjet e pazakonta

Interesante
Daullexhiu i Ramazanit me drita LED vjen me performancën e tij unike në Kajro

Daullexhiu i Ramazanit me drita LED vjen me performancën e tij unike në Kajro

Interesante
Nëna po luante fshehurazi me fëmijët - shikoni ku “u fsheh” dyvjeçari

Nëna po luante fshehurazi me fëmijët - shikoni ku “u fsheh” dyvjeçari

Fun
Vathët me vlerë 769,500 dollarë u gjetën nga policia e Floridës pasi hajduti i gëlltiti

Vathët me vlerë 769,500 dollarë u gjetën nga policia e Floridës pasi hajduti i gëlltiti

Fun
Kalo në kategori