LAJMI I FUNDIT:

Caktohet data dhe vendi për duelin që po pritet shumë: ‘Hulku iranian’ kërcënon ‘Titanin Kazak’

Caktohet data dhe vendi për duelin që po pritet shumë: ‘Hulku iranian’ kërcënon ‘Titanin Kazak’

Sajjad Gharibi, i njohur gjithashtu si ‘Hulku iranian’ dhe Djumanov Almat Bakhytovich, i cili njihet edhe si ‘Titani Kazak’, kanë nënshkruar kontrata për luftën e tyre në Dubai më 31 korrik.

Gharibi dhe Bakhytovich do të luftojnë në “P7 Arena” në Hotel Media One më vonë këtë muaj. Ylli i mediave sociale, Gharibi, i cili ka mbi një milion ndjekës në Instagram, do të bënte debutimin e tij në boks në prill kundër Martyn Ford, por lufta u anulua më vonë.


Iraniani ka shtyrë për një tjetër luftë në muajt e fundit dhe Mirror Fighting së fundmi njoftoi se nënshkroi një marrëveshje për t’u përballur me Bakhytovich.

Gjithçka gati për duelin e "Njeriut më të frikshëm në planet": 'Hulku iranian' përballë 'Titan Kazak'
Lexo po ashtu Gjithçka gati për duelin e "Njeriut më të frikshëm në planet": 'Hulku iranian' përballë 'Titan Kazak'

Në një video të postuar nga Mostafa Hashemzehi, të dy Gharibi dhe Bakhytovich mund të shihen duke nënshkruar kontrata për përballjen në peshën super të rëndë. Gharibi tha gjatë nënshkrimit të kontratës, “Unë dua të luftoj në Dubai, do të vij dhe do ta shpartalloj Titanin”.

Bakhytovich nuk ndan të njëjtin popullaritet si rivali i tij i fortë në mediat sociale, me vetëm 24,000 ndjekës në Instagram. Ai e ka thirrur vazhdimisht Gharibin pasi lufta e tij me Fordin u anulua dhe tani ka marrë atë që kërkonte.

Përballja do të bashkëpromovohet nga kompania britanike Ëicked ‘N’ Bad, e cila më parë ka organizuar ngjarje të boksit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori