LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për duelin e “Njeriut më të frikshëm në planet”: ‘Hulku iranian’ përballë ‘Titan Kazak’

Gjithçka gati për duelin e “Njeriut më të frikshëm në planet”: ‘Hulku iranian’ përballë ‘Titan Kazak’

“Hulku iranian” më në fund do të futet në ringun e boksit më 31 korrik kur do të përballet me rivalin e tij në peshën super të rëndë “Titan Kazak” në Dubai.

Influencuesit, Sajad Ghairibi dhe Djumanov Almat Bakhytovich përmes rrjeteve sociale gjatë muajve të fundit kanë shkëmbyer disa fjalë, porato tani duket se do të zhvendosen në ring. Dyshja janë të dy muskuloz, por kanë përvojë minimale në boks dhe kishte frikë për shëndetin mendor të “Hulkut iranian” përpara se lufta e tij me Martyn Ford të anulohej.


Ylli i Instagramit do të përballej me aktorin në Londër në prill, por ngjarja u anulua brenda një njoftimi të shkurtër. Pasi Gharibi dhe Ford patën një përballje komike ku britaniku e shtyu rivalin e tij në takimin e tyre të parë dhe të vetëm, Gharibi u ankua më pas në televizion dhe zbuloi se familja e tij e kishte kritikuar atë.

'Hulku iranian' kërcënon 'Njeriun më të frikshëm në Planet' pas vendimit për ta anuluar meçin
Lexo po ashtu 'Hulku iranian' kërcënon 'Njeriun më të frikshëm në Planet' pas vendimit për ta anuluar meçin

Por, tani duket se ai është kthyer në stërvitje luftarake dhe do të jetë gati për aksion në “P7 Arena” në Dubai. Dyshja kanë nënshkruar kontratat, ndërsa nesër pritet një njoftim për përplasjen masive.

Me mbi 1 milion ndjekës në Instagram, Sajad Gharibi është një nga ndikuesit më magjepsës në mediat sociale. Ai ka mahnitur fansat me kornizën e tij gjigante muskulore, por shumë mendojnë se ai ka fotoshopuar fotot e tij.

Ai fillimisht ishte menduar të bënte debutimin e tij në sportet luftarake në vitin 2020 me Bare Knuckle FC. Mirëpo, debutimi i tij u shtye, kur ata nuk mundën të merrnin verifikimin se fiziku i tij ishte “i vërtetë” dhe me fillimin e pandemisë së koronavirusit i gjithë plani u anulua.

I thanë se po e përdorë shumë "photoshopin" për ta rregulluar fizikun e tij - Hulku iranian u kundërpërgjigjet ndjekësve me një video të 'frikshme'
Lexo po ashtu I thanë se po e përdorë shumë "photoshopin" për ta rregulluar fizikun e tij - Hulku iranian u kundërpërgjigjet ndjekësve me një video të 'frikshme'

Më pas ai u regjistrua për të luftuar me Fordin në një ndeshje boksi në fillim të këtij viti, e cila u anulua po ashtu për shqetësimet për shëndetin e tij mendor. Por, ai pretendon se ka rënë 30 kilogramë dhe me sa duket më në fund është gati të futet në ring.

Djumanov Almat Bakhytovich është një fluencer dhe bodybuilder nga qyteti i Almaty në Kazakistan. Ai fitoi mbi 24,000 ndjekës në Instagram duke postuar foto të fizikut të tij dhe video të paraqitjeve të tij televizive.

U takuan për herë të parë, Hulku Iranian dhe 'Njeriu më i frikshëm në Planet' ishin të papërmbajtshëm
Lexo po ashtu U takuan për herë të parë, Hulku Iranian dhe 'Njeriu më i frikshëm në Planet' ishin të papërmbajtshëm

Bakhytovich gjithashtu fitoi vendin e parë në një lloj konkursi bodybuilding në vendlindjen e tij dy vjet më parë.

Titani kazak pretendon të jetë një “mjeshtër” i MMA dhe sambos luftarake dhe ka sfiduar Gharibin për vite me radhë. Ai u përpoq të lëvizte një avion 26 tonësh në aeroportin Nur-Sulltan, por dështoi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori